TIRANË-Një përplasje në distancë ka ndodhur mes kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe idh-deputetit Ervin Salianji. Ahkak u bë një deklaratë e Berishës gjatë konferecës për shtyp.
Kryedemokrati zbuloi prapaskenat e konfliktit me ish-deputetin, gjatë kohës që ky i fundit vuante dënimin në burgun e Fierit. Gjatë fjalës së tij Berisha deklaroi se tre muaj para se të lirohej nga burgu, Salianji i ka shkuar në zyrë dhe i ka kërkuar këshillë në lidhje me një shkresë që i është kërkuar ish-deputetit nga Prokuroria dhe Drejtoria e Burgjeve. Sipas Berishës, Salianji i kishte kërkuar një mendim në lidhje me një kërkesë që, sipas tij, i ishte bërë nga autoritetet për të firmosur një deklaratë, që të mos “vrasë” Fatmir Xhafën. Berisha deklaroi se e kishte këshilluar të mos e firmoste një dokument të tillë.
Sali Berisha: I vetëpërjashtuari është i vetëpërjashtuar, nuk ndryshon asgjë. Tani, pse e birëson ky apo ai politikisht këtë apo atë, kjo nuk është puna ime. Një ditë më vjen nga burgu në zyrë, se mirë është meqenëse e hapëm bisedën, dhe më thotë, erdha të të marr një mendim. Çfarë mendimi, i them unë. Urdhëro, e prita mirë. Sigurisht, kemi bërë gjithçka për ta cilësuar të burgosur politik dhe e ka merituar plotësisht. Çfarë mendimi? Tani, thotë, më kanë ngelur tre muaj burg. Për të dalë më takon të dal sipas ligjit, por kërkojnë një deklaratë në të cilën duhet të garantoj se nuk do vras Fatmir Xhafën. Kush ta kërkon këtë? Ma kërkon gjykata dhe drejtoria e burgut. I them unë, po ti je i burgosur politik. Nuk ke punë me Fatmir Xhafën, nuk je zënë, nuk je sharë, nuk je rrahur me Fatmir Xhafën. Meqë më pyet mua, unë të këshilloj që një deklaratë të tillë të mos e bësh se ti merr fajësinë në këtë mes. Të thuash që unë nuk kam ndërmend të vras Fatmir Xhafën, do të thotë se Fatmir Xhafa të burgosi ty se e ke kërcënuar. Kjo është e vërteta. Natyrisht, ai ishte në burg dhe unë nuk mund të merrja përsipër më shumë se kaq. Këshilla ime është që ju të mos e firmosni se kjo të fajëson dhe ti je i ri në karrierë dhe ke karrierë përpara. Mirë, tha. Iku. Doli, erdhi. Çfarë bëre me atë? Jo, tha, nuk ma kërkuan më. Tani, të tjerat lexojini vetë. Kështu që, nuk është përgjegjësia ime për atë që birësohet politikisht këtu apo aty, apo këndej dhe andej. Ka bërë zgjedhjen e tij.
Përgjigjia e Salianjit nuk munogoi, ku me anë të një postimi në rrjete sociale e quajti deklaratën e Berishës shpifje. Ish-deputeti shprehet se pretendimet e Berishës, tregojnë se ky i fundit ka frikë nga gara dhe demokracia. Sa i përket deklaratës “që të mos vrasë Fatmir Xhafën”, Salianji është shprehur i gatshëm që SPAK të nisë hetimin. Idh-deputeti u shpreh me ironi se “ Berishës i flet subkoshienca se ka merak se mos “vrasim’ Ramën me votë”.
Ervin Salianji: Në mungesë të votës, shpik etiketa. Në mungesë të garës, shpall “të vetëpërjashtuar”. Sa më shumë flet për përjashtime, aq më e qartë bëhet frika nga gara. Partia Demokratike nuk është klub privat ku hyrjet dhe daljet vendosen me humorin e një njeriu, por një forcë politike që duhet të funksionojë me rregulla dhe me votën e anëtarëve të saj. Ironike që ky që flet për demokraci, është i pari që i trembet asaj. Unë nuk kam nevojë për bekime, as për leje. Kam vetëm një kërkesë: garë të hapur dhe votë të lirë. Pjesa tjetër është zhurmë për të mbuluar frikën. E frikë bën mirë që ka se e ka keqpërdorur funksionin për interesa personale dhe biznesi! Demokratët duan një Parti Demokratike fituese! Sa për hallin që ka se mos “vras” Xhafën”, i flet subkoshienca se ka merak se mos “vrasim” Ramën me votë. Burri ka kohë te turpërohet gjithë jeten e vet, por të bier në këtë nivel është e paimagjinueshme dhe është fiks siç nuk e urojnë as kundërshtarët më të ashpër! Shpifje si kjo tregojnë sa të madhe e ka frikën dhe dëshpërimin. Akuzat për vrasje dihet kush i ka mbi shpinë, siç dhe tregon mëndesinë vrasëse sepse dikush që dëgjon këto biseda dhe nuk i denoncon tregon për veten! Meqë ky po e mbështet SPAK këtë periudhë, unë jam i gatshëm dhe i bëj thirrje SPAK të nisë hetimin për tentativë vrasje ose moskallëzim krimi.
Përplasja vjen në prag të zgjedhjeve për kreun e Partisë Demokratike, ku Sali Berisha ka konfirmuar se do të jetë kandidat për kryetar, në zgjedhjet e 23 majit. Nga ana tjetër edhe Salianji ka deklaruar se do të jetë pjesë e garës së 23 majit për kreun e PD./ZËRI



