Kompensimi me 10% për fermerët/ “Rebeli” i PS-së, Braçe: 8 vite debate…Bujku është nën ujë tani!


Kompensimi me 10% për fermerët/ "Rebeli" i PS-së,

foto ilustrim: permbytjet-erion braçe

TIRANË- Deputeti socialit, Erion Braçe, një prej zërave më kritik brenda partisë, ka ironizuar situatën e përmbytjeve në vend lidhur me skemën e TVSH-së në bujqësi. Përmes një postimi në rrjete sociale, Braçe ka postuar një video të debatit pak ditë më parë në Komisionin e Ekonomisë.

Bëhet fjalë për debatin me ministrin e Bujqësisë, Andis Salla për skemën e TVSH-së në bujqësi me kompensim 10%. Krahas videos, ku Braçe vë kokën në tavolinë gjatë debatit, socialisti shkruan se diskutimet për TVSH-në vazhdojnë për 8 vite, ndërkohë që sot bujku është nën ujë. Braçe e krahason me një lojë “kungulleshash”: “PO PSE 20% TVSH? PO SA?..”

Postimi i plotë:

MIREMENGJES! ME TVSH? CA TVSH? ME ZERO TVSH? 20% TVSH! PO PSE 20% TVSH? PO SA? 20 ME 20! PO PSE? TEEETEEEE VITE KESHTU!! BUJKU ESHTE NE UJE TANI!

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Erion Braçe (@erionbrace)

Moti i keq me reshje shiu që ka vijuar prej ditësh ka shkaktuar problematika serioze në disa zona të vendit, ku mijëra hektarë tokë bujqësore janë nën ujë për shkak të ndryshimeve të TVSH-së dhe mosrealizimit të politikave për fermerët. Rikthimi i kompensimit në bujqësi parashikon që për çdo faturë që fermerët do të marrin nga grumbulluesit kur iu shesin produktin do të kompensohen me 10% të vlerës së saj./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top