Komoli dhe Kielini “çajnë” dëborën për Juventusin, nisen drejt Bodos me… makinë

Komoli dhe Kielini “çajnë” dëborën për Juventusin, nisen drejt Bodos me… makinë

Nov 25, 2025 | 17:45






























Damien Komoli dhe Xhiorxhio Kiellini do të jenë në stadium sonte për të parë ndeshjen e Juventusit kundër Bodo/Glimt, e vlefshme për raundin e pestë në Ligën e Kampioneve. fdsgSipas “TMW” ata do të arrijnë në destinacionin e tyre me makinë për shkak se reshjet e dëborës janë të dendura dhe nuk mund të udhëtojnë me avion.

Të dy janë nisur tashmë nga Suedia, ku kishin mbetur të bllokuar prej orësh të tëra pasi avioni privat që duhej t’i çonte nga Torino në Bodo u detyrua të ulej në Arvidsjaur të Suedisë, për shkak të kushteve të këqija të motit.

Komoli dhe Kielini pritën disa orë për të përcaktuar nëse ishte e mundur të niseshin me avion, por tani janë duke udhëtuar me makinë. Një udhëtim prej pak më shumë se katër orësh dhe afërsisht 360 km në total i pret, përmes dëborës.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top