Me 6 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim, Komisioni për Buxhet ka miratuar Projektligji për ndarjen buxhetore për vitin 2026.

Para anëtarëve të komisionit, ministri i Financave, Hekuran Murati derisa prezantoi projektbuxhetin e 2026-tës dhe marrëveshjet ndërkombëtare, ka kërkuar nga deputetët që të përfundojnë procedurat sa më shpejt që është e mundur. /kp/