Juventusi nuk ia doli në përballjen me Napolin, ku trajnerët e të dyja skuadrave, ishin në petkun e ish-ëve.

Pas humbjes, trajneri i Juventusit, Luçiano Spaleti vlerësoi punën e tij në krye të stolit të Napolit, duke kujtuar se kishte fituar titullin e veç asaj, i kishte sjellë edhe shumë të ardhura klubit me shitjen e lojtarëve. Por, kjo deklaratë e trajnerit ka shkaktuar polemika në Itali dhe për këtë ka reaguar gazetari i njohur Paolo Del Genio.
“Pastaj deklarata për lojtarët që ai i shiti te Napoli. Ai ka të drejtë, kjo është e vërtetë, por Kvaratskhelia dhe Osimhem janë dy lojtarë fenomenalë, nuk është se ke marrë 91 pikë me Mario Rui dhe Hysaj siç bëri Sarri. Epo, nuk po them se është më i mirë apo jo, pasi ishte vërtet i mirë, bëri diçka vërtet të rëndësishme”, u shpreh mes tjerash gazetari.
PANORAMASPORT.AL








