Rekordi ndërko mbëtar i lojtarëve të Bajernit ka qenë i përzier deri tani, me një talent të ri që ka përjetuar madje edhe një zhgënjim të hidhur. Pushimi i disa prej yjeve mund të vijë në kohën e duhur për trajnerin Kompani.

Kalendari i bavarezëve para pushimit të Krishtlindjeve është mjaft i ngjeshur: pesë ndeshje në Bundesligë, dy ndeshje në Ligën e Kampionëve dhe raundi i 1/16-ës së Kupës së Gjermanisë kundër Union Berlin janë të gjitha të planifikuara brenda një muaji. Ngarkesa mbetet e lartë, kështu që çdo pushim në mes është i mirëseardhur. Për dy lojtarë francezë, kjo u bë e dukshme që para të dielës mbrëma.
Pasi kanë siguruar tashmë vendin në Botëror, dy herë kampionët ka të ngjarë të lënë jashtë disa yje nga lista për ndeshjen e tyre të fundit kualifikuese në Azerbajxhan. Majkëll Olise dhe Upamekano pritet të udhëtojnë me ekipin, por me shumë gjasa do tu jepet një pushim i merituar pas fitores 4-0 kundër Ukrainës. Të dy lojtarët pritet të jenë të freskët kur Bajerni të pres Frajburgun.
Performancat e lojtarëve të kombëtares gjermane ishin shumë të përziera. Ndërkohë që Kimish mungoi për shkak dëmtimi, Leon Goretzka, Xhonatan Tah, Serxh Gnabri dhe Pavloviç nxorën një fitore me vështirësi 2-0 në Luksemburg. Nga ana tjetër, Tom Bishof dhe Lenart Karl shkëlqyen në fitoren 6-0 të ekipit U21 ndaj Maltës. Është e vërtetë, vetëm Malta. Megjithatë, Bishof shënoi një tripletë si mesfushor dhe Karl realizoi dy gola. Ndërkohë, Herri Kejn po ecën në gjurmët e një prej legjendave më të mëdha të historisë së futbollit. Nëse kapiteni i “Tre Luanëve” shënon kundër Shqipërisë, ai do të barazojë kuotën e legjendës Pelé prej 77 golash ndërkombëtarë. Kejn u zëvendësua pas 65 minutash në fitoren 2-0 kundër Serbisë të enjten e kaluar. Ndoshta edhe trajneri Tomas Tuhel, do ta aktivizojë me kursim tani që kualifikimi është siguruar.
Min-Zhae Kim luajti 90 minuta të plota në fitoren miqësore 2-0 të Koresë së Jugut kundër Bolivisë. Konrad Laimer nisi titullar si mbrojtës i majtë për Austrinë dhe impresionoi në fitoren 2- 0 në Qipro. Nikolas Xhekson luajti mbi 40 minuta për Senegalin në humbjen 0-2 kundër Brazilit. Ndërkohë, Kolumbia, me Luis Diazin në fushë, fitoi 2-1 kundër Zelandës së Re, por Kompani me siguri u gëzua që ai luajti vetëm pak më shumë se një orë dhe më pas u pushua.
KLAJDI BAJO-PANORAMASPORT.AL








