Klubet zgjidhin dilemat, dy mesfushorë të Kombëtares bëhen me trajnerë të rinj në të njëjtën ditë

Klubet zgjidhin dilemat, dy mesfushorë të Kombëtares bëhen me trajnerë të rinj në të njëjtën ditë

Oct 20, 2025 | 21:46






























Nedim Bajrami dhe Keidi Bare do të duhet të nisin gjithçka nga e para në klubet përkatëse, Rejnxhërs dhe Real Saragoza, pasi të dy sot janë bërë me trajnerë të rinj.

keidi bare

Rejnxhërs i kishte bërë një start të tmerrshëm sezonit dhe kjo solli largimin e trajnerit Martin, i cili mbante në stol Bajramin te skocezët. Pas shumë ditësh shqyrtime të situatave dhe emrave, klubi skocez ka zgjedhur të afrojë në pankinë një 36-vjeçar, gjermanin Dani Rohl, i cili ka eksperiencë edhe si asistent në stafin e përfaqësueses së Gjermanisë.

Në të njëjtën ditë, kubi i Real Saragozës emëroi 42-vjeçarin Ruben Sejes, si teknikun e ri të skuadrës e cila po vuan në mënyrë të paparashikuar në kategorinë e dytë spanjolle. Klubi, pjesë e të cilit është edhe Keidi Bare, e sheh veten aktualisht në vendin e fundit në renditje, në një sezon të cilin e kishte nisur nën urdhrat e ish-mesfushorit të njohur, Gabi, me objektivin për t’u kthyer në elitë.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top