Klop rrëfen pengun e karrierës: I vetmi lojtar për të cilin pendohem që nuk e transferova është…

Klop rrëfen pengun e karrierës: I vetmi lojtar për të cilin pendohem që nuk e transferova është…

Oct 18, 2025 | 22:07






























Ish-trajneri i Liverpul, Jurgen Klop, ka zbuluar një nga pengjet më të mëdha të karrierës së tij në merkato. Në një intervistë të fundit, gjermani pranoi se lojtari i vetëm për të cilin vërtet është penduar që nuk e solli në “Anfield” është Heung-min Son, kapiteni i Totenhem Hotspur.

klop

Njeriu që e riktheu Liverpulin në majën e futbollit anglez dhe europian, theksoi se Son ka gjithçka që një skuadër kërkon: shpejtësi, teknikë, punë ekipore dhe instinkt për gol.

“I vetmi lojtar për të cilin pendohem që nuk e transferova është Son. Do të ishte përshtatur në mënyrë të përkryer”, u shpreh Klop. Son, i cili iu bashkua Totenhemit në vitin 2015 nga Bajer Leverkusen për rreth 22 milionë sterlina, u shndërrua në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Premier League dhe një ikonë e futbollit aziatik. Ndonëse tashmë është larguar drejt Amerikës.

Ky rrëfim i Klpp ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku tifozët e “Reds” imagjinojnë se si do të kishte qenë ekipi me Son në krah të Salah dhe Mane.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top