Kivu “fiton” Interin, në derbi rikthehet “Tu-La”. Ka vetëm një dilemë në mbrojtje

Kivu “fiton” Interin, në derbi rikthehet “Tu-La”. Ka vetëm një dilemë në mbrojtje

Nov 12, 2025 | 14:23






























Largimi i Simone Inzagit dhe fakti që mbyllën një sezon në atë formë, pa asnjë trofe, u përjetua si një dramë nga tifozët zikaltër, kjo edhe për faktin se të paktë ishin ata që besonin se ky ekip, ky grup, mund të konkurronte sërish në nivele të larta.

lautaro-thuram_hd

Dyshimet u shtuan edhe më shumë në momentin që drejtuesit e klubit vendosën t’i besonin stolin një ish lojtari të famshëm, por me pak eksperiencë si trajner, Kristian Kivu. Ndryshe nga se mendohej, Kivu ka bërë që Inzagi të jetë thjesht një kujtim pasi ekipi i tij jo vetëm që është konkurrues, por po udhëheq në çdo front. Në Serie A, me 24 pikë në 11 javë udhëheq së bashku me Romën, ndërsa në Champions janë perfekt me 4 fitore në 4 ndeshje.

Pavarësisht shifrave, fakti që ka ndërtuar një skuadër shumë ofensive, nuk i lejon tifozët zikaltër të qëndrojnë të qetë, kjo pasi pjesa më e vështirë vjen tani, pas pauzës së kombëtareve. Inter dhe Kivu duhet të bëjnë llogaritë menjëherë me një sfidë të “zjarrtë”, derbin përballë Milanit, por dhe me një kalendari “ferri” në Champions, aty ku zikaltrit do të ndeshen me ekipe mjaft të forta si: Atletiko Madrid, Liverpul, Arsenal dhe Borusia Dortmund. Lajmi i shkëlqyer është fakti që për këtë takim Kivu do të ketë më në fund në dispozicion dyshen e tij të preferuar në sulm, “Tu-La”, pasi Turam është rikuperuar plotësisht. Pavarësisht rikthimit të francezit, sulmi nuk ka qenë kurrë një problem për Kivun, shqetësimet e mëdha kanë të bëjnë me mbrojtjen.

Pikërisht në këtë repart, më saktë në qendër të mbrojtjes, është edhe dilema më e madhe e Kivut, ndaj Milani duhet të zgjedh, t’i besojë eksperiencës së Açerbit, apo të vendos bast për Bisek, një lojtar që teknikisht i ofron më shumë garanci. Veterani ishte si titullar në sfidën e fundit ndaj Lacios, të dielën, por në dy sfidat e mëparshme tekniku rumun kishte preferuar të përzgjidhte gjermanin përpara Açerbit, me mediat italiane që prej javësh kanë hedhur hipotezën se Françesko Açerbi nuk është në planet e Kristian Kivusë.

PANORAMASPORT.AL

 

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top