Kilië Mbape shënoi dygolësh mbrëmë për Francën në ndeshjen kundër Ukrainës.
26-vjeçari jo vetëm që arriti në kuotën e 400 golave në karrierën e tij, një arritje e jashtëzakonshme duke pasur parasysh moshën, por gjithashtu iu afrua gjithnjë e më shumë që të bëhej golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Francës. Olivier Zhiru mbajtësi aktual i rekordit, është vetëm dy gola përpara dhe ndeshja e radhës e “Gjelave” kundër Azerbajxhanit mund të jetë ajo që do të barazojë rezultatin.
Ja 10 golashënuesit më të mirë të ekipit francez:
1. Olivie Zhiru 57 gola
2. Kilië Mbape 55 gola
3. Tierri Henri 51 gola
4. Antuan Grizman 44 gola
5. Mishel Platini 41 gola
6.Karim Benzema 37 gola
7. David Trezeguet 34 gola
8. Zinedin Zidan 31 gola
9. Just Fontaine 30 gola
10. Papin 30 gola
Për sa i përket golave për ndeshje, vetëm Just Fontaine, midis lojtarëve të marrë në konsideratë, është më i mirë se Mbape, pasi ka shënuar 30 golat e tij në 21 ndeshje (1.43 gola për ndeshje). Në rastin e Mbape, mesatarja është 0.59, pasi ka shënuar 55 gola në 94 ndeshje. Kjo mesatare është pak më e lartë se ajo e Mishel Platini (0.57) dhe Jean-Pierre Papin (0.56).
PANORAMASPORT.AL








