Kilian Mbape, më i miri apo i shtati në botë?

Kilian Mbape, më i miri apo i shtati në botë?

Dec 4, 2025 | 15:59






























Mbape. Gjithmonë Kilian Mbape. Ylli francez e bëri përsëri. Në një stadium aq imponues si “San Mames”, ku francezi rrëfeu se kishte arritur fundin sezonin e kaluar numri 10 i Real Madridit u përgjigj këtë herë me një vepër arti.

mbape2

Një gjest karakteri, talenti dhe vendosmërie që është vetëm brenda mundësive të të zgjedhurve. Goli i tij për të bërë 1-0 ishte barbar. Një veprim që mund të mbajë firmën e Ronaldo Nazario në ditët e tij më të mira.

Mbape filloi praktikisht nga mesfusha, kaloi fuqishëm në skajin e zonës, shmangu mbrojtësin me lehtësi fyese dhe lëshoi një predhë me këmbën e djathtë të pamundur për Unai Simon. Një gol i madh, ndoshta më i miri që kur ai veshi të bardhë. Goli i tij i gjashtë nga jashtë zonës. Askush nuk shënon më shumë kështu në pesë ligat kryesore.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top