TIRANË-Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar në mbledhje projektbuxhetin 400 milionë euro për vitin 2026 për qytetarët e kryeqytetit. Mbledhja u zhvillua pa praninë e kryebashkiakut Erion Veliaj edhe pse ky i fundit kishte kërkuar të ishte i pranishëm në konsultimin dhe miratimin e buxhetit 2026.
Edhe Këshilli Bashkiak kërkoi nga SPAK, që kryebashkiaku Veliaj të ishte pjesë në mbledhje, por në përgjigje Prokuroria agumentoi se nuk përmbushen kriteret ligjore. Sipas SPAK Veliaj, si i paraburgosur ka të drejtën të përfitojë leje të veçantë në rast të sëmundjeve të rënda, të cilat rrezikojnë jetën e anëtarëve të familjes, të vërtetuar me raport mjekësor, ose të ngjarjeve të rëndësishme familjare, si vdekje, lindje ose martesa, si dhe në rastet e dhënies së provimeve të vetë të dënuarit.



