Kërkesa e qeverisë për Ballukun në “Kushtetuese”, zbardhet dokumenti i firmosur nga Rama


Kërkesa e qeverisë për Ballukun në "Kushtetuese",

Edi Rama dhe Belinda Balluku (dokumenti)

TIRANË- Është zbardhur kërkesa e qeverisë dërguar në Kushtetes për vendimin e Gjykatës së Posaçme për pezullimin nga detyra të zv/kryeministres dhe ministres të Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Ballukut. Në kërkesë, thotë se vendimi i GJKKO-së ndërhyn drejtpërdrejtë në kompetencat e 3 organeve të shtetit: Kryeministrit, Presidentit dhe Kuvendit. Qeveria kërkon pezullimin e vendimit të GJKKO vetëm për pjesën e pezullimit nga detyra të Belinda Balluku, teksa argumenton se ky vendim sjell pasoja të rënda të interesit shtetëror e shoqëror.

“Lënia në fuqi e vendimit të GJKKO-së, objekt i kësaj kërkese, do të sillte pasoja të pariparueshme për qeverisjen e vendit, duke krijuar vakuum institucional, mosfunksionim të Këshillit të Ministrave dhe pamundësi për ushtrimin e përgjegjësive dhe kompetencave që Kushtetuta dhe legjislacioni në fuqi i njohin ekskluzivisht pushtetit ekzekutiv. Theksojmë se pezullimi i një ministri apo zëvendëskryeministri, përveçse shkakton mosfunksionim të Këshillit të Ministrave si organ kolegjial i pushtetit ekzekutiv, paralizon edhe veprimtarinë e pushtetit ekzekutiv në fushën e përgjegjësisë së ministrit apo zëvendëskryeministrit të pezulluar. Mungesa e ushtrimit të pushtetit ekzekutiv, qoftë edhe në një fushë të vetme, sjell pasoja të rënda për interesin shtetëror dhe shoqëror, duke krijuar vakuum institucional në realizimin e pushtetit ekzekutiv, por edhe të vetë pushtetit legjislativ, pasi pamundëson propozimin e projektakteve me rëndësi kombëtare për integrimin në Bashkimin Evropian, rreth 800 projektakte për t’u miratuar deri në fund të vitit 2027 nga ministria që drejtohet nga ministri i pezulluar me vendimin e GJKKO-së.”, theksohet nw dokument.

Sipas qeverisë, Belinda Balluku nuk mund të pezullohej nga detyra, pasi në cilësinë e anëtares së qeverisë gëzon të drejtat si deputete.

Në shkresë theksohet se kryeministri vlerëson se vendimi i GJKKO-së është antikushtetues për këto arsye:

-Cenon garancinë e imunitetit të anëtarit të Këshillit të Ministrave, i cili sipas nenit 103, pika 3 të Kushtetutës “gëzon imunitetin e deputetit”.

-Cenon parimin e ndarjes së pushteteve, të parashikuar në nenin 7 të Kushtetutës, duke pezulluar nga detyra një ministër organ kushtetues i një pushteti tjetër dhe duke penguar veprimtarinë e Këshillit të Ministrave.

-Ndërhyn në kompetencat e organeve kushtetuese që propozojnë, emërojnë dhe miratojnë ministrin në detyrë.

Kërkesa e qeverisë për Ballukun në "Kushtetuese",

dokumenti
Kërkesa e qeverisë për Ballukun në "Kushtetuese",

dokumenti
Kërkesa e qeverisë për Ballukun në "Kushtetuese",

dokumenti

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit vendosi për pezullim nga detyra të zëvendës kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe ndalim daljeje jashtë vendit. Gjykata arsyetoi se vendimi erdhi pasi Balluku mund të prishë provat dhe të intimidojë dëshmitarët, në sajë të detyrës që mban. Balluku me vartësit e saj akuzohen se kanë paracaktuar fituesit në dy tenderë me vlerë 210 mln euro, atë të Tunelit të Llogarasë 190 mln euro dhe loti 4 i Unazës së Madhe 20 mln euro. GJKKO ka caktuar edhe arrest shtëpie për kreun e ARRSH-së, Gentian Gjyli dhe Erald Elezin, aktualisht drejtor i KESH.

Ndërkohë, pas vendimin të GJKKO, qeveria nuk ka humbur kohë dhe e dorëzoi në Kushtetuese. Ishte kryeministri Edi Rama ai që e deklaroi vendimin për ta çuar në Kushtetuese gjatë një konference me komisioneren e BE-së, Marta Kos. Këshilli i Ministrave kërkon pezullimin e efektit të vendimit të GJKKO-së deri në shqyrtimin e çështjes nga Gjykata Kushtetuese, duke lënë të hapur mundësinë e një rivlerësimi të masave ndaj Ballukut./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top