“Kejn ma kapi pak dorën te goli i parë”, Strakosha: Duhet të besojmë më shumë te vetja! Play-off? Gjynah që nuk…

“Kejn ma kapi pak dorën te goli i parë”, Strakosha: Duhet të besojmë më shumë te vetja! Play-off? Gjynah që nuk…

Nov 16, 2025 | 20:50






























Portieri i Kombëtares, Tomas Strakosha, foli pas disfatës 2 me 0 ndaj Anglisë në “Air Albania”.

StrakoshaNë prononcimin e dhënë pas ndeshjes për mikrofonin e “Supersport”, gardiani kuqezi deklaroi:

“Më kapi pak dorën Kejn, për ndeshjen skam çfarë them, dhamë maksimumin, Anglia ka më shumë kualitet. Provuam të luanim futboll më shumë se herët e tjera. Tani të fokusohemi te play-off. Asnjë nuk i ka shënuar gol Anglisë, u përpoqëm ne në disa raste por nuk ia dolëm.

Kemi pasur ulje dhe ngritje. Kemi luajtur disa ndeshje mirë, por skemi marrë maksimumin. Duhet të besojmë më shumë të vetje. Ekipi jonë ka kualitet, duhet të krijojmë më shumë, të përpiqemi për të bërë ëndrrën realitet.

Nuk kam asnjë preferencë në play-off. Gjynah që nuk luajmë në shtëpinë tonë, duhet të bëjmë maksimumin dhe të kualifikohemi për në finale.

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top