Kartoni i kuq në kualifikuese për goditjen më bërryl, FIFA jep vendimin për Kristiano Ronaldon

Kartoni i kuq në kualifikuese për goditjen më bërryl, FIFA jep vendimin për Kristiano Ronaldon

Nov 25, 2025 | 18:46






























Kristiano Ronaldo ka mësuar sot masën disiplinore të caktuar nga FIFA për kartonin e kuq për sjellje antisportive që kishte marrë në ndeshjen e kualifikueseve të Botërorit 2026 kundër Irlandës.

sdffdsfsdsfdfsdsfdsdf

Ronaldo goditi me bërryl O’Shi dhe më pas u tall me të, duke menduar se kishte shpëtuar pasi gjyqtari nuk dha karton. Por VAR-i ftoi gjyqtarin të shihte pamjet dhe ai u nxor nga loja me karton të kuq. Për atë dënim, Ronaldo humbi ndeshjen vendimtare ndaj Armenisë, ndërsa mendohej se FIFA do e ndëshkonte duke i rrezikuar edhe praninë në Botërorin 2026.

Por në vendimin e sotëm, bëhet e qartë se Ronaldo praktikisht e ka shlyer dënimin. FIFA bëri të ditur se e kishte dënuar portugezin me tre ndeshje, ku e para ishte efektive, ndërsa dy të tjerat ishin me kusht, pasi do të viheshin në zbatim nëse lojtari thyente rregullat brenda vitit të ardhshëm duke përsëritur sjellje të tilla.

Kjo do të thotë se Ronaldo shleu dënimin ndaj Armenisë, ku ekipi i tij fitoi me lehtësi duke shënuar 9 gola, ndërsa nuk do të humbasë asnjë ndeshje në Botëror ku pritet të jetë pjesë fikse e Portugalisë.

PANORAMASPORT.AL

 

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top