KAOSI në Kuvend jehonë në mediat ndërkombëtare! Reuters e Fox News: Parlamenti në protestë për shkak të akuzave ndaj Ballukut


KAOSI në Kuvend jehonë në mediat ndërkombëtare! Reuters

PAMJE NGA KUVENDI

TIRANË-Salla e Kuvendit të Shqipërisë e kthyer në kaos seancën e sotem ka bërë jehonë në mediat ndërkombëtare. Tensione, përplasje me Gardën, flakanda të ndezura në sallë…kjo ishte skena e Parlamentit shqiptar sot. Kaosit në Kuvendin shqiptar një artikull i ka kushtuar edhe agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters, ku raporton se përplasjet dhe tensionet e opozitës u shkaktuan nga akuzat për korrupsion ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku. 

Artikulli i Reuters

Deputetët ndezën flakadanë, hodhën ujë drejt kryetarit të Kuvendit dhe zunë vendet e rezervuara për ministrat e qeverisë, në përpjekje për të bllokuar zhvillimin e seancës, përpara se të ndërhynte Garda.

“Nuk mund të ketë parlament me ata që vjedhin dhe arratisen”, deklaroi Sali Berisha, kryetar i opozitës dhe i Partisë Demokratike. “Ligji dhe vetëm ligji duhet të mbizotërojë.”

Deputetët e opozitës kërkonin të njiheshin me akuzat zyrtare të paraqitura ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Prokuroria e Posaçme, e ngarkuar me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, i ka kërkuar Kuvendit të lejojë arrestimin e Ballukut, ndërsa legjislativi, ku partia në pushtet e drejtuar nga Rama ka shumicën, pritet të votojë për këtë kërkesë të premten.

Balluku, e cila ka shërbyer edhe si ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe konsiderohet aleatja më e afërt e Ramës në kabinet, akuzohet se ka marrë pjesë në praktika korruptive për të favorizuar kompani të përfshira në projekte të mëdha infrastrukturore, përfshirë një tunel dhe Unazën në Tiranë. Ajo i ka cilësuar akuzat në parlament muajin e kaluar si “baltosje, insinuata, gjysmë të vërteta dhe gënjeshtra”, duke deklaruar se do të bashkëpunojë plotësisht me drejtësinë.

Një artikull është pasqyruar edhe nga media amerikane Fox News, ku shkruhet se deputetët e opozitës u përleshën me policinë brenda parlamentit të Shqipërisë të enjten, pas javësh të tëra përshkallëzimi të tensioneve lidhur me akuzat për korrupsion kundër zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe zyrtarëve të tjerë të lartë.

Fox News shkruan se trazirat vijnë ndërsa Struktura Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e Shqipërisë, e njohur si SPAK, i ka kërkuar parlamentit heqjen e imunitetit të Ballukut në mënyrë që ajo të arrestohet për akuza për korrupsion. Parlamenti pritet të votojë për kërkesën të premten.

Edhe mediat fqinje i kanë kushtuar një artikull aituatës së sotme në Kuvend. Media greke “Protothema” shkruan se “opozita protestoi sot në Kuvend për zëvendëskryeministren Belinda Balluku dhe zyrtarëve të tjerë të akuzuar për korrupsion”.

Ndërkohë “La Stampa” në Itali i qëndron së njëjtës linjë, teksa shkruan: “Përleshje dhe flakadanë shpërthejnë në parlamentin e Shqipërisë pas akuzave për korrupsion kundër zëvendëskryeministres”.

Sherre, konflikte fizike, zaptim karriges, flurim i shisheve të ujit dhe ndezje flakadanësh, përshkruajnë seancën e fundit plenare të këtij viti. Mes tensioneve u betua edhe Endri Shabani si Avokati i ri i Popullit, ndërsa mazhoranca kaloi në votim projektligjet. Në lidhje me situatën e krijuar ditën e nesërme do të mblidhet Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën. Grupit Parlamentar i PS-së kërkoi masë disiplinore për 29 deputetë të PD-së./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top