TIRANË-Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe i ka dërguar një shkresë KQZ, ku kërkon t’i vihen në dispozicion të gjitha rezultatet e marra prej tij si deputet, duke nisur nga zgjedhja si deputet për herë të parë në qarkun Berat në vitin 1996. Braçe në kërkesën e doëzuar më 24 mars kërkon që informacionit t’i vihen në dispozicion në numër votash dhe përqindje për secilin vit.
Lëvizja e Braçes ka ardhur disa ditë përpara mbledhjes të Asamblesë Socialiste të Njësisë 5, nga ku depiteti shprehu dëshirën për mundësinë e kandidimit për postin e kryebashkiakut të Tiranës në 2027. Ndërkohë kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Ogerta Manastirliu do të jetë kandidatja e PS, kurdo që do të mbahen zgjedhjet në Tiranë.

Këkesa e Erion Braçes drejtuar KQZ:
I nderuar z. Celibashi,
Në cilësinë e deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, bazuar në nenin 8 të ligjit nr. 8550, datë 18.11.1999 “Për statusin e deputetit”, i ndryshuar, për nevoja të punës, kërkoj të më vihet në dispozicion një informacion i detajuar, për sa vijon:
Rezultatin e deputetit Erion Braçe në zgjedhjet parlamentare të vitit 1996, në zonën një emërore në Qarkun Berat,
Rezultatin e deputetit Erion Braçe në zgjedhjet parlamentare të vitit 1997, në zonën një emërore në Qarkun Berat,
Rezultatin e deputetit Erion Braçe në zgjedhjet parlamentare të vitit 2001, në zonën një emërore në Qarkun Berat,
Rezultatin e deputetit Erion Braçe në zgjedhjet parlamentare të vitit 2005, në zonën një emërore në Qarkun Berat,
Rezultatin e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009, në të gjitha ZAZ- të të Qarkut Berat,
Rezultatin e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013, në ZAZ-n e Bashkisë Divjakë, në Qarkun Fier,
Rezultatin e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, në ZAZ-n e Bashkisë Divjakë dhe në dy ZAZ-t e Bashkisë Lushnje, në Qarkun Fier,
Rezultatin e Partisë Socialiste, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, në ZAZ-n e Bashkisë Divjakë dhe në dy ZAZ-t e Bashkisë Lushnje, Qarkun Fier.
– Rezultatin e deputetit Erion Braçe në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, në Qarkun Fier.
Informacioni të përcillet në numër votash dhe në përqindje për secilin vit.
Informacioni i kërkuar të përcillet brenda afateve që përcakton ligji, në rrugë shkresore dhe elektronikisht në adresën e e-mailit.
Duke ju falënderuar për bashkëpunimin, Erion Braçe.




