Kampioni i botës me Spanjën flet për transferimin e dështuar te Real Madrid: E njëjta gjë i ndodhi edhe Julian Alvarezit!

Kampioni i botës me Spanjën flet për transferimin e dështuar te Real Madrid: E njëjta gjë i ndodhi edhe Julian Alvarezit!

Dec 12, 2025 | 12:38






























David Silva ishte një nga figurat historike të futbollit spanjoll dhe ndoshta nuk ka marrë njohjen që padyshim meriton gjatë gjithë karrierës së tij.

Fifteen years ago today, David Silva won the 2010 FIFA World Cup with  Spain. 🇪🇸🏆🌍 : r/MCFC

Mesfushori krijoi një karrierë të rëndësishme në Spanjë, duke luajtur për ekipe si Selta Vigo, Eibar dhe Valencia, por për shkak se nuk iu bashkua njërit prej gjigantëve të futbollit spanjoll, si Barcelona apo Real Madrid, emri i tij nuk u bë i njohur.

“Në fund të fundit, nëse nuk luan për Real Madridin ose Barcelonën, ke më pak ndikim në media”, deklaroi ai në El Camino de Mario, podcastin e Mario Suárez.

“Kur isha 12 vjeç, erdha në Madrid për një provë që zgjati rreth një javë. Më thanë se do të më telefononin përsëri vitin tjetër. Mendoj se diçka e ngjashme i ndodhi edhe Julian Alvarez. Këto janë gjëra që nuk janë të lehta për t’u kuptuar kur je i ri”, tha Silva i cili zbulon se tek Reali nuk e thërritën më.

PANORAMASPORT.AL

 

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top