Kampionët e Liverpulit në krizë, Van Dajk: Realiteti është i hidhur!

Kampionët e Liverpulit në krizë, Van Dajk: Realiteti është i hidhur!

Oct 27, 2025 | 18:24






























Pavarësisht fitores së arritur mesjavën e kaluar ndaj Eintrahtit në Ligën e Kampioneve, kampionët e Liverpulit janë në krizë të thellë Brenda Anglisë. Liverpul pësoi humbje edhe ndaj Brentfordit me rezultatin 3:2, në ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë në Premier Ligë.

asdsadsadasfdsfdsfsdf

Që në pjesën e parë, skuadra vendase tregoi se është futur në fushë për t’i marrë tri pikët. Fillimisht për 1-0 shënoi Ouatara në minutën e 5-të, kurse dyfishimi erdhi nga Shade në minutën e 45-të. Miqtë shënuan një gol në minutën e fundit të pjesës së parë, me anë të Kerkez. Kur u mendua se pjesa e dytë do të jetë më e mirë nga “Reds”, doli e kundërta. Vendasit shënuan për 3-1 me anë të Thiagos. Ndërsa golin e fundit në këtë ndeshje e shënoi Salah në minutën e 89-të.

Kujtojmë që kjo është humbja e katërt me radhë e Liverpulit në Premier. Ai që foli në emër të skuadrës ishte kapiteni, Virxhil van Dajk: “Është realiteti i hidhur fakti që humbëm sërish. Duhet ta ndryshojmë mentalitetin tonë shpejt për t’u rikthyer ata që kemi qenë. Kundërshtarë të tjerë do të vijnë në ‘Anfield’ për të na sfiduar, por edhe pse është e vështirë ta pranojmë, kjo nuk është një periudhë e lehtë për ne.

Ndeshja tjetër është të mërkurën ndaj Kristal Palas, një kundërshtar që na ka vendosur gjithmonë në vështirësi. Prandaj duhet të marrim masat e të reagojmë në fushë, të gjithë bashkë”, u mjaftua të thotë kapiteni.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top