Roberto Donadoni do të jetë trajneri i ri i Specias. Klubi italian po kalon sezon delikat në Serinë B ku ndodhet në zonën e ftohtë, ndërsa tre edicione më parë përjetonte elitën.

Donadoni do të kthehet në Itali pas shtatë vitesh. Për herë të fundit ishte trajner i Bolonjës.
Luka D’Anxhelo do të shkarkohet kështu, ndërsa po drejtonte ekipin nga sezoni 2023/24. Donadoni ndërkohë kujtohet si legjendë e Milanit me disa trofe të fituar.
Specia aktualisht mban vendin e parafundit në renditje. Pas 11 ndeshjeve të luajtura ka vetëm 7 pikë të grumbulluara.
PANORAMASPORT.AL








