Napoli ka fituar në mesjavë me shifrat 1-0 ndaj Leçes në kampionat falë një goli të Anguisa, por edhe një gabimi nga pika e bardhë të talenti Françesko Kamarda për ekipin vendas.

Leçe fitoi penallti kur shifrat ishsin 0-0 dhe sulmuesi i ri gjuajti nga pika e bardhë, duke e humbur atë përballë Milinkoviç-Saviç. Mediat italiane kanë zbuluar prapaskenat e atij momenti, pasi shumëkush kishte interes të dinte nëse adoleshenit Kamarda kishte qenë i caktuar të gjuante penalltitë.
Është mësuar se sulmuesi në fakt kishte biseduar me Ylber Ramadanin dhe me Tete Morente para se të merrte topin, duke kërkuar që ta gjuante ai. “Nëse ke dëshirë, gjuaje, por e rëndësishme është që ta godasësh fort”, kishte qenë këshilla e mesfushorit shqiptar para goditjes.
Kamarda gaboi gjuajtjen, por gjërat mund të kishin shkuar shumë ndryshe. Ai ishte në listën e goditësve të penalltive, pasi edhe trajneri Di Françesko konfirmoi se kishin qenë dy të tillë në fushë të caktuar për të gjuajtur, me sulmuesin një prej tyre. Sipas “DAZN”, emri tjetër ishte Medon Berisha, i cili gjithashtu kishte qenë gati të godiste nga pika e bardhë, por në fund i kishte lënë radhën sulmuesit.
PANORAMASPORT.AL








