“Kam qenë vetë në situatën e Himenez”, Tare flet për merkaton: Nuk ishte parashikuar që 6 lojtarë…

“Kam qenë vetë në situatën e Himenez”, Tare flet për merkaton: Nuk ishte parashikuar që 6 lojtarë…

Oct 28, 2025 | 21:11






























Igli Tare ka folur për mediat italiane para ndeshjes mes Atalantës dhe Milanit, duke insistuar se kuqezinjtë kanë një ekip shumë të mirë. AI ka theksuar se ndërhyrja në merkato nuk ishte detyrim, ndërsa ka folur edhe për situatën e Santi Himenez, i cili nuk po gjen rrjetën me aq vazhdimësi sa pritej prej tij.

alegri tare

“Kemi nisur këtë rrugëtim të ri dhe njerëzit po na ndjekin me entuziazëm. Duhet t’i japim vazhdimësi këtij momenti.

Ndërhyrje në merkaton e janarit? Nuk ishte parashikuar që gjatë pauzës së fundit të na dëmtoheshin 6 lojtarë. Duhet të jemi të ndërgjegjshëm që kemi një skuadër të fortë dhe të vazhdojmë deri në dhjetor. Pastaj do të bëjmë vlerësime me trajnerin rreth të ardhmes.

Himenez? Duhet të qëndrojë i qetë, bën pjesë në rrugëtimin e çdo sulmuesi. E di shumë mirë se për çfarë bëhet fjalë, unë vetëm kam luajtur në pozicionin e tij. Ai ka besimin e shokëve të skuadrës dhe klubit, sonte ka mundësinë të tregojë se është një sulmues i madh. Në historinë e tij, ka arritur gjithmonë dy shifrorin e golave në sezon dhe bën një punë të madhe për skuadrën, për këtë arsye vlerësohet nga trajneri”, tha Tare.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top