“Ka vetëm dy gjini!” PS votoi kundër propozimit të PD, Spahia: Interesa partiake për të zhveshur individët


"Ka vetëm dy gjini!" PS votoi kundër propozimit të PD,

Bardh Spahia

TIRANË-Kryetari i Komisionit të Shëndetësisë, Bardh Spahia ka reaguar pas votimit kundër nga ana e PS ndaj amendamentit të Partisë Demokratike. Opozita ka kërkuar përcaktimin e gjinisë që në lindje, të vendosur biologjikisht e të pandryshueshëm, por në Komision mori pesë vota kundër nga mazhoranca.

Spahia me anë të një postimi në rrjete sociale ka akuzuar qeverinë se tenton t’i përdorë për interesa partiake për të zhveshur individët nga dinjiteti dhe për ti përdorur si numra dhe jo si njerëz dhe këtë e konfirmuan me vota kundër. Kryetari i Komisionit të Shëndetësisë theksoi se shkencërisht, biologjikisht dhe fiziologjikisht egzistojnë vetëm dy sekse

Bardh Spahia: Shkencërisht, biologjikisht dhe fiziologjikisht egzistojnë vetëm dy sekse. Ka vetëm dy gjini: FEMER dhe MASHKULL! Ka NANË dhe BABË, MOTËR dhe VËLLA, BIR dhe BIJË, BURRË dhe GRUA, DJALË dhe VAJZË. Çdo përkufizim tjetër është anti-familje, anti-shqiptar, anti-traditë dhe vetëm në shërbim të axhendava Soros-iane, majtiste dhe woke-iste të cilat qeveria Sorosiane e narkoshtetit tonë tenton t’i përdorë për interesa partiake për të zhveshur individët nga dinjiteti dhe për ti përdorur si numra dhe jo si njerëz. E konfirmuar kjo nga vota kundër e socialistëve sot në komision.

Pas votimit në Komision amendament do ti kalojë Kuvendit në seancë plenare për shqyrtim./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top