Ka pasur romancë me djalin e legjendës, kush është vajza që i ka rrëmbyer zemrën Sinerit

Ka pasur romancë me djalin e legjendës, kush është vajza që i ka rrëmbyer zemrën Sinerit

Oct 29, 2025 | 13:25






























Janik Siner dhe Laila Hasanoviç kanë bërë publike lidhjen tyre. Tenisti italian e prezantoi zyrtarisht të dashurën e tij në Vjenë, duke konfirmuar për herë të parë marrëdhënien përpara fansave. Pas muajsh me thashetheme dhe aludime, Siner më në fund ka thyer heshtjen për jetën e tij sentimentale.

Screenshot 2025-10-29 130956

Pas fitores në turneun e Vjenës, kampioni italian tha fjalët që bënë xhiron e mediave: “Falënderoj ekipin tim për mbështetjen edhe në momentet e vështira. E di që nuk është e lehtë. Këtu është edhe familja ime, e dashura ime…”. Me këtë deklaratë, Siner zyrtarizoi lidhjen me Lailën, duke e prezantuar në mënyrë simbolike për publikun austriak dhe miliona fansa në mbarë botën. Kush është Laila Hasanoviç – Laila Hasanoviç, 24-vjeçare, është një modele daneze e lindur në Kopenhagen në nëntor të vitit 2000.

Me një pamje elegante, ajo ka ndërtuar një karrierë të suksesshme në botën e modës, duke bashkëpunuar me marka ndërkombëtare si “Armani Beauty” dhe “Prada Beauty”. Në “Instagram” ajo numëron mbi 350 mijë ndjekës, ku ndan foto nga setet e xhirimeve, udhëtimet dhe momente nga jeta e përditshme. Para lidhjes me Sinerin, Laila ka qenë në qendër të vëmendjes për marrëdhënien e saj me Mik Shumakerin, djalin e legjendës së Formulës 1, Mikael Shumaker.

Historia e tyre zgjati rreth një vit dhe përfundoi pak para verës së vitit 2024. Nga thashethemet te konfirmimi – Zërat e parë për një lidhje mes Sinerit dhe Lailës u përhapën në fund të pranverës dhe fillim të verës, kur modelja u pa disa herë në tribunat e tenistit gjatë turneve në Uimbëlldon dhe Roland Garros. Megjithatë, çifti kishte zgjedhur të mbante një profil të ulët, pa dhënë deklarata për mediat.

Fjalët e Sinerit në skenën e Vjenës i dhanë fund çdo dyshimi, duke e bërë lidhjen publike dhe duke emocionuar fansat. “Pas shumë zërave për lidhje të mundshme, historia me modelen daneze ishte bërë e ditur javët e fundit. Por të dy kanë preferuar ta ruajnë privatësinë, duke u përqendruar në karrierën e tyre dhe jetën larg vëmendjes së mediave”, kanë thënë burime pranë tenistit.

SnapInsta.to_499661712_18505359118025437_395379860446344444_n SnapInsta.to_499830905_18505359082025437_8848968325025996278_n SnapInsta.to_503583830_18507786817025437_682753694337604817_n SnapInsta.to_521264366_18516714076025437_5286326131993852719_n SnapInsta.to_522633504_18516714067025437_6483765494280421192_n SnapInsta.to_520279051_18516714064025437_6685154406156893835_n SnapInsta.to_560179956_18531219208025437_8029453008670987347_n SnapInsta.to_559120802_18531219172025437_329755471653300535_n SnapInsta.to_558880502_18531219190025437_6991824857456091723_n SnapInsta.to_558989065_18531219151025437_4608944685867291073_n

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top