Juventusi pendohet që e shiti dhe e kërkon sërish, Interi futet në garë për t’i prishur punë

Juventusi pendohet që e shiti dhe e kërkon sërish, Interi futet në garë për t’i prishur punë

Dec 23, 2025 | 14:34






























Tarik Muharemoviç është emri nga Sasuolo, që ka bërë mjaft mirë në pjesën e parë të sezonit. 22-vjeçari që luan në qendrën e mbrojtjes qëndron në radarin e Juventusit dhe Interit.

Screenshot 2025-12-23 142259

Interesant mbetet fakti se Juventusi e shiti në verë te Sasuolo për 3 milionë euro. Te “Zonja” duket se janë penduar për këtë lëvizje, ndërsa nuk do e kenë të lehtë që ta afrojnë sërish.

Kjo pasi në garë për shërbimet e tij ndër të tjerë qëndron edhe Interi. Zikaltrit po ashtu e mendojnë si një opsion të mirë për mbrojtjen.

Sasuolo ndërkohë nuk është gati për të hequr dorë nga shërbimet e tij. Kështu pritet që një lëvizje e futbollistit të Bosnjës të konkretizohet në merkaton e verës. Kontrata deri në vitin 2031 me Sasuolon bën që klubi i Seria A të mos nxitohet.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top