Juventusi ka një ndeshje ndaj Pafos në Ligën e Kampioneve këtë të mërkurë ku çdo rezultat tjetër përveç fitores, do ta bënte thuajse të pamundur vazhdimësinë në këtë turne. Ndaj trajneri Luçiano Spaleti duhet të gjejë një formulë për të kthyer ekipin te fitoret, ndërsa ka pranuar se në ndeshjen ndaj Napolit në kampionat, kishte qenë ai që kishte gabuar formacionin.

“Mendoj se është e vështirë të bind veten për gjëra që i kam parë vazhdimisht, i kam provuar. Por pastaj fusha e thotë këtë, kështu që duhet të pranoj atë që del nga zgjedhja ime. Atje ajo tha që zgjodha keq, nëse ky është rezultati dhe kjo është e vërteta, duhet të kisha vepruar ndryshe sepse nuk i vura në një pozicion për të dhënë më të mirën e tyre.
Por më mungojnë disa pjesëza, sepse doja ta dërgoja Konseisaon të luante me Buonxhornon në krah, duke e bërë gjithmonë të sulmonte Buonxhornon në fazën mbrojtëse si Jilldiz me Rrahmanin, u përpoqa t’i bëja të krijonin këtë një kundër një kur fituam topin përsëri në zonat e fushës ku mendoja se mund të kishin më shumë vështirësi.
Nuk ishim në gjendje ta drejtonim në atë mënyrë, kështu që ata ishin më të mirë si ekip, nuk na lejuan të zbatonim këtë qasje dhe duhet t’u them lojtarëve se zgjodha keq. Pastaj në pjesën e dytë filluam më mirë, me më shumë energji, bindje, besim. E hapëm më shumë fushën dhe ekspozuam krahun, shënuam një gol të bukur. Situatat pastaj duhen gjetur, nuk e kisha parë gjithçka gabim.
Ndryshiem nesër? Sigurisht, disa lojtarë do të ndryshojnë. Për të thënë diçka që mund të jetë mjaft e rëndësishme, Zhegrova do ta nisë nga fillimi. Pse mungoi? Sepse iu desh të mos stërvitej edhe javën e kaluar. Nëse bëjmë testet, ai nuk është në formë të mirë, kështu që çdo vlerësim ka dy anë. E vendos në një pozicion për të luajtur 30 minuta e fundit të ndeshjes, gjë që ai patjetër do ta bëjë mirë, ose e përdor derisa është në formë dhe pastaj e zëvendëson.
Dhe këtë herë dua ta bëj këtë sepse djali e meriton, ai po përpiqet shumë, por ka pasur këtë problem të madh dhe tani për tani të dhënat tona nuk e tregojnë atë në formë të mirë. Por kemi pesë zëvendësime dhe mund të vendosim dorë për këtë më vonë”, tha trajneri për “Sky Sport”.
PANORAMASPORT.AL








