Fitorja kundër Romës i ka dhënë entuziazëm Juventusit, por suksesi është shoqëruar edhe me disa shqetësime fizike për trajnerin Luçiano Spaleti. Gjatë ndeshjes në “Allianz Stadium”, bardhezinjtë u detyruan të zëvendësojnë disa lojtarë për shkak të problemeve muskulore, duke ndezur alarmin në prag të sfidës së radhës kundër Pizës.

Francisko Konseisao dhe Ueston MekKenie kanë qenë në qendër të vëmendjes pas daljes së tyre të parakohshme nga fusha. Kontrollimet mjekësore kanë përjashtuar dëmtime serioze për të dy, por gjendja e tyre do të vlerësohet ditë pas dite.
Prania e tyre në ndeshjen e ardhshme mbetet ende në dyshim. Situata është më e ndërlikuar për Daniele Ruganin, i cili ka pësuar një dëmtim muskulor në viç dhe do të mungojë për një periudhë të gjatë. Një goditje e rëndë për repartin defensiv. Ndërkohë, Spaleti merr një lajm pozitiv me rikthimin e Teun Kopmeiners, i cili i shton alternativa mesfushës. Juventusi përgatitet për Pizën mes kujdesit dhe shpresës për të mos humbur elementë kyç.
PANORAMASPORT.AL








