Juventusi ia bëri dhuratë dhe Alegri e “falënderoi” publikisht pas derbit, kush është njeriu që fshihet pas suksesit të penalltive të Menja

Juventusi ia bëri dhuratë dhe Alegri e “falënderoi” publikisht pas derbit, kush është njeriu që fshihet pas suksesit të penalltive të Menja

Nov 24, 2025 | 19:47






























Majk Menja në këtë sezon ia ka dalë që në javët e para të kampionatit të ndalë penallti nga Paulo Dibala dhe Hakan Çalhanollu, praktikisht dy më të mirët në Serinë A për goditje të tilla. Një ndryshim drastik i portierit, i cili ka treguar edhe një rritje të dukshme të paraqitjeve të tij në këtë edicion.

SPORT

Sipas vetë personave pranë klubit kuqezi dhe francezit, meritë ka përgatitësi i ri portierëve, Klaudio Filipi. Një “dhuratë” me kuptimin e plotë të fjalëve nga Juventusi. “Klaudio FIlipi është më i miri në këtë aspekt, është shumë i aftë të përgatitë portierët për penalltitë”, ishte falënderimi publik i Alegrit pas fitores në derbi, ku Menja ndali gjuajtjen e Çalhanollu.

Filipi në teori, duhej të ishte ende pjesë e Juventusit, ku ai kishte zbarkuar në vitin 2010 me Del Nerin dhe kishte qenë përgatitës i portierëve më pas me Konten, Alegrin, Sarrin e Pirlon. Me mbërritjen e Tiago Motës, ky i fundit kishte kërkuar të kishte një njeri të besuar në staf në këtë rol dhe të njëjtën gjë kishte bërë edhe Igor Tudor më pas. Kësisoj, Juventusi kishte kaluar ekspertin e portierëve, një nga njerëzit më të vlerësuar vazhdimisht edhe nga Xhixhi Bufon, në akademinë e klubit.

Ndaj kur Masimiliano Alegri i propozoi t’i bashkohej te Milani, 60-vjeçari nuk ngurroi që të linte pas 15 vitesh bardhezinjtë dhe të shkonte te kuqezinjtë, ku prej disa muajsh punon me Menja. Rezultatet janë të dukshme dhe Milani duhet të falënderojë Juventusin për këtë dhuratë.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top