Junajtid në rrezik, mund të shtyhet stadiumi i ri. Goditje e rëndë për klubin

Junajtid në rrezik, mund të shtyhet stadiumi i ri. Goditje e rëndë për klubin

Oct 30, 2025 | 10:44






























Mançester Junajtidi mund të detyrohet të presë në radhë për planet e tyre ambicioze për një stadium të ri prej 2 miliardë stërlinash. Kjo pasi që kompania përgjegjëse “Foster + Partners”, duket se po i jep prioritet ndërtimit të stadiumit të ri të Milanit dhe Interit në Itali, prandaj mund të lërë pas dore projektin e Junajtid. Ja që është konfirmuar fakti se studioja globale për arkitekturë të qëndrueshme, urbanizëm, inxhinieri dhe disajn, tani po nis punën për projektimin e San Siros së ri, sipas “Mail Online”.

Screenshot 2025-10-30 104102

Fosters ka marrë miratimin për të ndërtuar një ‘San Siro’ të ri me 71,500 vende, ndërsa stadiumi aktual do të shembet. Kjo mund t’i bëjë që të kenë shpresa që zhvillimi të përfundojë deri në vitin 2031, në kohë për Kampionatin Evropian vitin pasardhës. Nga ana tjetër, pronarët e Mançester Junajtidit duan të rinovojnë stadiumin ikonik “Old Trafford”, për ta zgjeruar atë në 100 mijë vende, projekt ky i cili do të kushtojë 2 miliardë stërlina.

GODITJE PËR KLUBIN – Klubi i Junajtid kështu mund të thuhet se ka marrë një goditje të madhe në përpjekjet, për të lënë “Old Trafford” për një stadium të ri deri në vitin 2030. Në fillim të këtij viti ishin zbuluar plane ambicioze për gjigantët e Premier Ligës, për të bërë kalimin në një stadium me kapacitet 100,000 vendesh brenda pesë viteve të ardhshme. Ky veprim ishte pjesë e vizionit të Sir Xhim Retklif për të ndërtuar “një stadium ikonik futbolli” që do të rrethohej nga bare, restorante dhe biznese në një destinacion që ai shpreson se tifozët e futbollit do të donin të kalonin kohë. Mirëpo, që kjo të materializohet, një numër çështjesh ende duhet të zgjidhen, duke përfshirë blerjen e tokës dhe nëse projekti mund të mbetet brenda buxhetit të sugjeruar prej 2 miliardë sterlinash.

STUDIO PROJEKTUESE – “Fosters + Partners” – kjo është studio globale për arkitekturë të qëndrueshme, urbanizëm, inxhinieri dhe dizajn që po mbikëqyr projektimin e stadiumit. E natyrisht që Retklif do të kishte shpresuar që përparësia e tyre të ishte Junajtid. Por që për momentin, studio po mendon më shumë për stadiumin e Milanos, duke kaluar në plan të dytë atë të Mançesterit. Konkretisht, stadiumi “New Trafford” (emri që aktualisht i është dhënë fushës së re, do të ngrihet pranë “Old Trafford”, për të cilin nuk ka plane zyrtare se kur do të shembet.

PANORAMASPORT.AL

 

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top