Jo vetëm pa fitore, Juventusi harron të shënojë me Igor Tudor

Jo vetëm pa fitore, Juventusi harron të shënojë me Igor Tudor

Oct 24, 2025 | 18:19






























Juventusi po kalon një periudhë delikate që fillon të ngrejë shumë pikëpyetje. Pas barazimit në Madrid, bardhezinjtë kthehen në Torino me ndjesinë se kanë shmangur një disfatë të rëndë, por edhe me shqetësimin e një sulmi që prej tre ndeshjesh nuk arrin të shënojë asnjë gol. Statistikat flasin vetë: shtatë ndeshje radhazi pa fitore, një rekord negativ që nuk shihej që nga sezoni 2008-2009, kur skuadra u drejtua nga Klaudio Ranieri.

fbl-ita-seriea-juventus-como-yildiz-vlahovic-1024x715

Edhe pse këtë herë grupi ka në dispozicion shumë alternativa në fazën ofensive, rezultatet mbeten të zhgënjyera. Trajneri Igor Tudor ka tentuar ndryshime taktike për të ringjallur skuadrën. Në Madrid zgjodhi të forcojë mesfushën, duke vendosur Ildiz pas Vlahoviç, ndërsa në pjesën e dytë provoi sistemin 3-4-2-1, me hyrjen e Konseisaos.

Edhe pse rastet nuk munguan, efikasiteti para portës është kthyer në një problem serioz. Në stolin bardhezi nuk mungojnë lojtarët me potencial: Konseisao, Ildiz, Adziç, Dejvid, Openda dhe Vlahoviç formojnë një arsenalin sulmues të pasur, ndërsa mesfushorë si Koopmeiners dhe Mek Kenie mund të kontribuojnë në fazën ofensive.

Megjithatë, goli mbetet i ndaluar dhe vetëbesimi i skuadrës duket në rënie. Tudor ka provuar të ndryshojë edhe mbrojtjen, duke kaluar nga mbrojtja me tre në atë me katër, por eksperimenti kundër Komos përfundoi me një humbje të thellë. Problemi, siç pranoi edhe ai vetë, nuk është vetëm taktik: mungojnë liderët e vërtetë, ata që marrin përgjegjësinë në momentet e vështira.

Tani vëmendja përqendrohet te ndeshja ndaj Lacios, e cila shihet si një provë vendimtare për të dalë nga kriza. Juventusi ka cilësi dhe alternativa, por koha për justifikime ka mbaruar. Pendimet nuk mund të kthehen në alibi: vetëm fitorja mund të rikthejë qetësinë në ambientin bardhezi.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top