Spanja nën darën e uljes së shikueshmërisë në stadiumi. Sipas një raporti bërë nga Uebsaiti gjerman, asnjë prej 20 stadiumeve të Ligës së parë nuk është mbushur në këto javë në 100 për qind të kapacitetit.
Madje mesatrja e tifozëve në krahasimme kapacitetin nuk ka arritur asnjëherë mbi 90%, përjashto “El Clasico.”. Disa janë shumë të vegjël, por edhe performanca e ekipeve ka qenë e dobët. Kështu stadiumet ku luan Getafe ka një kapacitet prej reth 15 mijë tifozësh, por mesatarja ka qenë 49.9 %. Po kështu edhe Majorka me reth 68% dhe më pas vijojnë me reth 70-80 % stadium si ai i, Vijarealit apo edhe ato të Real Sociedatit e Espanjolit.
Interesant është fakti se stadiumi olimpik ku Barcelona ka luajtur ndeshjet e saj si pasaojë e rikondtruksionit të “Camp Nou” me një kapacitet prej reth 45 mijë vendesh ka pasur një mesatare prej 30 mijë tifozësh ose 66%. Pa dyshim që rekordi, por edhe këtu me mangesi është në Madrid, ku të dy stadiumet si Metrolitano ashtu edhe Santiago Bernabeu janë mbushur përkatesisht me një mesatare prej 82% dhe 87%.
Të gjitha këto shifra gjithmonë sipas uebsaitit gjerman kanë bërë që LaLiga të zbresë në vend të katërt përsa i përket numrit të tifozëve në stadium, shumë larg Premier Ligës, Bundesligës 1 dhe 2 dhe kokë me kokë me Saeria A.
PANORAMASPORT.AL









