“Jeni katandisur kashtë e k*qe”, PD proteston sërish sot përpara kryeministrisë, a do ketë pjesëmarrje masive?


“Jeni katandisur kashtë e k*qe”, PD proteston sërish sot

berisha ne proteste

TIRANË- Deputetë dhe mbështetës të Partisë Demokratike do të mblidhen sërish sot përpara kryeministrisë, ku kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës, dhe qeveri teknike deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare.

Të gjithë demokratëve u kërkohet të marrin pjesë, në protestën që do të mbahet rreth orës 18:00. 

Ky veprim vjen një javë pas protestës së mëparshme më 17 nëntor, e cila zgjati më shumë se 90 minuta dhe përfshiu fjalime nga deputetë, figura të PD-së dhe qytetarë të thjeshtë.

Lideri i PD-së, Sali Berisha, njoftoi se protestat do të jenë pjesë e një serie javore të quajtur “Foltore 2”, e cila synon të diskutojë çështjet që, sipas opozitës, refuzohen në Kuvend.

Ai shtoi se qëllimi nuk është vetëm shpëtimi i opozitës, por i Shqipërisë nga krimi dhe korrupsioni, duke paralajmëruar se fundi i qeverisë do të vijë nga kjo betejë në shesh.

Protesta e radhës do të fokusohet te akuzat ndaj qeverisë për “heshtjen” e opozitës në parlament, korrupsionin dhe mungesën e votës së lirë.

Për sigurinë e qytetarëve dhe mbarëvajtjen e protestës, protestën e kaluar, Policia ka marrë masa duke rrethuar godinën e Kryeministrisë, ndërsa rrugët që çojnë drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” do të jenë të kufizuara për qarkullim.

Sa i takon pjesëmarrjes në protestën e kaluar, ajo u ironizua dhe nga kryeministri Edi Rama, gjatë fjalimit të së mërkurës në parlament. Rama tha se opozita është katandisur në kashtë e k*qe, ndërsa protesta e sotme vjen pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për pezullimin nga detyra të numrit 2 të qeverisë, Belinda Balluku. 

“Sa i përket tunelit të Llogarasë 50 mln është si ai 450 mln i inceneratorëve, ndërkohë rrini fort ligjit andej. Ndërkohë natyrisht që sot pikërisht pse drejtësia është e pavarur, shqiptarët i referohen drejtësisë dhe jo atyre që duan të bëjnë prokurorin rrugëve dhe që pastaj kur dalin në rrugë mbeten kashtë e k*qe sic më thanë se kishit mbetur para dy netësh. E fundit që kam është kënga e mjerueshme e fondeve të bujqësisë”, tha Rama në Kuvend. /ZËRI 

Poll



Source link

Scroll to Top