TIRANË-Në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme një debat është zhvilluar mes deputetes së Partisë Demokraike, Ina Zhula dhe deputetit socialist, Vasil Llajo. Ky i fundit tha se me Zhupën ishin miq dhe kishin ndarë një gotë verë së bashku para fushatës. Kjo deklaratë shkaktoi edhe replikë nga Zhupa, e cila e mohoi atë.
Demokratja theksoi se nuk kishte njohur Llajon dhe se nuk pi verë, duke e quajtur atë një shpikje. Zhupa e quajti deklaratën e Llajos si produkt të dëshirës dhe fantazisë së tij.
Vasil Llajo: Me zonjën Zhupa ne jemi shumë miq. Madje kemi ndenjur dhe kemi ndarë gotën e verës bashkë para fushatës. Kështu që le të jetë kjo një frymë e përbashkët, që debatin politik dhe frontin politik t’i ndajmë me njëri-tjetrin, por jo të zbresim në nivele denigruese dhe morale ndaj njëri-tjetrit.
Ina Zhupa: Për sqarim, nuk është e vërtetë. Zotin Llajo nuk e kam njohur. Unë nuk pi verë dhe këtë e dinë të gjithë kolegët. Kështu që ajo që tha zoti Llajo në fund të fjalës nuk është e vërtetë. Mund të jetë fryt i dëshirës dhe fantazisë, por nuk është e vërtetë.
Vasil Llajo: Zonja Zhupa, fantazitë e mia nuk i kalojnë ato të tuat.



