“Janë çmendur”! Braçe ngre alarmin për çmimet ‘stratosferike’ në Tiranë: Abuzim skandaloz me frutat dhe perimet


"Janë çmendur"! Braçe ngre alarmin për

foto ilustrim: erion brace

TIRANË- Socialisti Erion Braçe ka ngritur shqetësimin për rritjen e çmimeve, një fenomen që po shqetëson qytetarët në kryeqytet dhe jo vetëm. Përmes një reagimi në rrjete sociale, Braçe ngre alarmin për çmimet e larta të frutave dhe perimeve në zonën e Vasil Shantos, që konsiderohet si ndër pikat më të lira. 

Sipas Braçes, po abuzohet me çmimet, teksa vë në dukje se domatja arrin deri në 340 lekë për kilogramë, teksa domatet e vogla arrijnë deri në 640 lekë për kilogramë. Braçe e cilëson ‘abuzim skandaloz’, ndërsa në shumicën e rasteve sipas tij, produktet tregtohen edhe pa faturë. 

Njëkohëisht, socialisti akuzon Policinë Bashkiake për mosveprim, teksa e mbyll me tone ironie, duke e quajtur të gjithë situatën ‘inate komshinjsh’. 

Postimi i plotë i Braçes:

Për ushqimin, perimet e frutat; Tek trotuari nga shkolla Vasil Shanto e poshtë, ka disa pika të shitjes së perimeve e frutave; I pashë tani, çmimet janë çmendur!

Dhe këto pikat mbahen si më të lirat tek 5-sa. Domatet fillojnë me 300 lekë dhe arrijnë deri në 340 lekë për kilogramë; Domatet e vogla, të huaja doemos, janë 640 lekë për kilogramë; speci i kuq ka arritur në 340 lekë për kilogramë; karrota ka arritur në 140 e shkon dhe 150 lekë për kilogramë; patëllxhani dhe pa cilësi ka arritur në 320 lekë për kilogramë; Bizelet kanë arritur në 480 lekë për kilogramë;mashurkat kanë arritur në 600 lekë për kilogramë.

Domethënë keq! Abuzimi është skandaloz; për më tepër kur këto lekë ti marrin edhe pa faturë tatimore. Dhe po e përsëris, këto pika mbahen si më të lirat në Tiranë. Ndërkohë kam një vit që i kërkoj Policisë së Bashkisë të lirojë gjysmën e trotuarit që ju merret të moshuarve që lëvizin këtu e që grabiten me këto çmime;Por mesa duket Policia e Bashkisë ka gjetur mirëkuptim me çdokënd këtu;

I bie shkurt: Inate komshinjsh!

Poll



Source link

Scroll to Top