Ylli i ri i Barcelonës, Lamin Jamal, ua zbukuroi pushimet dimërore një grupi fëmijësh në Dubai, duke u bashkuar me ta në një ndeshje të improvizuar futbolli në plazh.

Futbollisti 18-vjeçar ndodhet në Emiratet e Bashkuara Arabe në kuadër të ceremonisë së ndarjes së çmimeve Globe Soccer Awards dhe e pranoi pa hezitim ftesën e fëmijëve për të luajtur, duke treguar anën e tij të relaksuar dhe njerëzore.
Një video e publikuar në rrjetet sociale, e cila u përhap me shpejtësi, e tregon Jamalin duke luajtur zbathur në rërë, mes buzëqeshjeve dhe entuziazmit të fëmijëve që nuk e fshihnin gëzimin.
PANORAMASPORT.AL








