“Jam i sigurt që Armando është i zhgënjyer”- Trajneri Parker flet pas golit të parë të sulmuesit: Tregon shumë për këtë grup lojtarësh!

“Jam i sigurt që Armando është i zhgënjyer”- Trajneri Parker flet pas golit të parë të sulmuesit: Tregon shumë për këtë grup lojtarësh!

Dec 21, 2025 | 22:13






























Trajneri i Bërnlit, Skot Parker, ishte i gëzuar me faktin që skuadra e tij kishte arritur që të merrte pikë në një transfertë të komplikuar si ajo ndaj Bornmuthit, e vendosur nga goli në minutën e fundit i Armando Brojës.

broja

Por teksa i ka thurur elozhe zëvendësuesve si Broja që lanë shenjë në këtë sfidë, ai ka theksuar se këta lojtarë hynin në fushë me dëshirën për të bërë mirë.

“Mendoj se ne kemi pasur gjithmonë luftën brenda nesh dhe dëshirën, por në duhej të merrja këto vendime sot për të mirën tonë dhe që të mundoheshim që të merrnim një rezultat.

Me djemtë që u futën si zëvendësues, u thashë që jemi në një përleshje këtu dhe kur je në një përleshje, duhet ndonjë ingredient i veçantë. Më dhanë çdo gjë që kërkova dhe jam i lumtur, jam i lumtur për këtë grup të ri që po përjetojnë gjëra me shumë mundësi për herë të parë në karrierën e tyte.

Markus Eduards bëri mirë, është një lojtar që mund të krijojë gjëra për ne. Isha shumë u lumtur për Armandon gjithashtu. Qartësisht, jam i sigurt se ai ishte i zhgënjyer që nuk e nisi si titullar këtë ndeshje, por jam shumë i kënaqur me të dhe Markusin. Jam i kënaqur me këta djem që po futen dhe kanë një impakt në lojë dhe i duhen dhënë meritat, mendoj se tregon shumë për këtë grup lojtarësh”, tha Parker pas ndeshjes.

 

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top