Pas fitores 2-0 ndaj Moldavisë, Italia ka garan tuar fazën e playoffve për kualifikimin në Botërorin 2026. Megjithatë, loja nuk e ka bindur plotësisht publikun dhe tregoi dobësi në ritëm dhe agresivitet. Skuadra ka treguar që mund të fitojë edhe me vështirësi, por për sfidat e ardhshme nevojiten përmirësime të dukshme. Për tu kualifikuar direkt në Botëror, skuadra e Gatuzos duhet të fitojë të dielën në “San Siro”, ndaj kryesuesëve të grupit I, Norvegjisë me shifrat 9-0. Një rezultat i “çmendur”, që sigurisht është në kufijtë e të pamundurës.

FAZA E PLAYOFF-ve Sipas rregullave të FIFA-s, do të organizohen katër grupe në playoff me 16 kombëtare. Italia do të jetë në “Vazon 1” falë renditjes së saj, duke e garantuar një pozicion të privilegjuar në short. Në gjysmëfinale, “axurrët” do të luajnë në shtëpi kundër një skuadre nga “Vazo-ja 4”. Kandidatët e mundshëm nga kjo fasë janë: Uellsi, Rumania, Suedia dhe Irlanda e Veriut.
FINALJA E MUNDSHME Nëse Italia kalon gjysmëfinalefinalen, atëherë në finale mund të përballet me një skuadër nga “Vazot 2 ose 3”. Këtu përfshihen: Skocia, Republika Çeke, Sllovakia, Shqipëria (Vazo 2) dhe Maqedonia e Veriut, Islanda, Bosnja e Hercegovina, Kosova (Vazo 3). Dy prej këtyre ekipeve konsiderohen “makthe të vjetër” për Italinë: Suedia dhe Maqedonia e Veriut. Suedia ka qenë pengesë e rëndësishme në kualifikime të mëparshme dhe rikthimi i saj krijon presion psikologjik. Maqedonia e Veriut mund të shfaqet si finaliste, duke krijuar një sfidë të paparashikueshme dhe të vështirë për “Axurrët”.
SKENARËT PSIKOLOGJIKË Kthimi i kundërshtarëve që kanë lënë gjurmë negative në historinë italiane shton barrën psikologjike. Lojtarët duhet të jenë të fokusuar dhe të përgatitur si teknikisht ashtu edhe mentalisht. Gjithashtu, trajneri Gattuso duhet të analizojë dobësitë e ekipit dhe të përgatitet për kundërshtarët specifikë. Fitorja e fundit ndaj Moldavisë ka dhënë moral, por nuk duhet të mashtrojë për gjendjen reale të skuadrës.
DATA E SHORTIT DHE NDESHJET Shorti i playoff-ve është planifikuar për javën e ardhshme, më 20 nëntor dhe do të përcaktojë çiftet e gjysmëfinaleve dhe finaleve. Italia do të ketë mundësinë të luajë në shtëpi, që është një avantazh i madh në këtë fazë. Përkundër kësaj, çdo kundërshtar është potencialisht i rrezikshëm dhe kërkon maksimumin e skuadrës.
STRATEGJIA DHE PËRGATITJA Trajneri Gatuzo duhet të punojë në forcimin e shpejtësisë, agresivitetit dhe kreativitetit të skuadrës. Lidhja mes mesfushës dhe sulmit duhet të funksionojë më mirë në takime vendimtare. Skuadra duhet të krijojë më shumë raste dhe të shfrytëzojë mundësitë individuale të lojtarëve. Fansat presin një ekip më të organizuar, dinamik dhe të vendosur. Fitore në rezultat, por Italia duhet të përmirësojë lojën për të garantuar kualifikimin. Shorti dhe mundësitë e playoffve do të vendosin sfidat që mund të shënojnë rrugëtimin e kombëtares drejt Botërorit. Të gjithë duhet të kuptojnë se përtej rezultatit, performanca është çelësi për suksesin e ardhshëm. Ky fazë e re është një test i vërtetë për karakterin dhe aftësitë e ekipit. Italia ka potencial, por duhet të tregojë forcë, disiplinë dhe vendosmëri për të përmbushur objektivat.
IGLI ÇUTRA-PANORAMASPORT.AL








