“Ishin ballkanasit tipikë si frigoriferë të mëdhenj”, ikona e Mançester Junajtid zbulon historinë tronditëse: Më rrëmbyen që të ndërroja klub!

“Ishin ballkanasit tipikë si frigoriferë të mëdhenj”, ikona e Mançester Junajtid zbulon historinë tronditëse: Më rrëmbyen që të ndërroja klub!

Oct 28, 2025 | 22:04






























Ikona e Mançester Junajtid, Dimitar Berbatov, ka treguar një histori të pazakontë të jetës së tij si futbollist. Ai ka zbuluar se kur ishte 18-vjeçar dhe po shkëlqente me CSKA Sofje në Bullgari, ishte rrëmbyer nga disa persona që donin ta detyronin të luante në klubin e tyre.

sdffdsfdsfsdsdfsdf

Ai ka treguar këtë histori të pabesueshme për shumëkënd, gjatë një podkasti të Rio Ferdinand, i cili ka mbetur i tronditur nga ajo që po dëgjonte.

“Nuk kisha makinë. Kështu që një shok skuadre, pas stërvitjes, më tha, “eja me mua, duhet të të çoj te një mik i imi”. Dhe unë isha pak naiv, sigurisht. Dhe ndoshta i besoja atij sepse luanim në të njëjtën skuadër. Kështu që hipa në makinën e tij. Ai më çoi në një restorant.

Në një tavolinë, ishte një person i vetëm. Dhe në tre tavolina të tjera, kishte djem të mëdhenj, si frigoriferë, djem tipikë ballkanas të ulur pas tij, të cilët dukeshin thjesht të frikshëm. Dhe djali që më solli atje tha “shko atje, ulu, do të të takoj më vonë”. Ndërsa personi tha, “eja këtu, ulu.”

U ula dhe po mendoja me vete në mendjen time “Çfarë po ndodh? Çfarë po ndodh? Duhet të telefonoj babin tim, duhet të telefonoj babin tim”.

Ai personi filloi të fliste. Ai tha, “A e dini si më quajnë?”. E përkthyer fjala ndoshta do të jetë “më quajnë kuzhinieri”.

Thashë me vete në rregull. “Pra, ne e dimë për ty. Duhet ta ndryshojmë ekipin. Ne të duam në ekipin tonë. Ne duhet të të marrim”, Dhe unë them, “po, por unë po luaj në CSKA Sofja. Më pëlqen atje”.

Ai tha, ‘do ta zgjidhim këtë. Mos u shqetëso për këtë.’ Dhe djemtë ishin ulur atje dhe unë isha thjesht i frikësuar, sigurisht. Pra ndoshta qëndrova dy-tre orë i ulur atje dhe në fund ai personi më lejoi të telefonoja babanë tim.

I thashë çfarë po ndodh? Ata do të më rrëmbejnë ndërsa unë nuk dua të shkoj, dua të shkoj në shtëpi. Dhe babai më tha “Në rregull, në rregull. Më lër të shoh çfarë mund të bëj. Do ta telefonoj unë”. Kështu që përfundimisht dikush telefonoi dikë dhe shefat e mëdhenj të të dy ekipeve gjetën një mënyrë që unë të mos lëvizja, por thjesht të qëndroja aty ku isha.

Dhe në atë situatë, 18 vjeç, duke parë dhe duke ditur se si bëheshin gjërat atëherë në Bullgari, po mendoja me vete “ja ku jam. Ndoshta do të më rrahin, ose ndonjë gjë tjetër”, tregoi Berbatov historinë e tij ndërsa Rio Ferdinand e shihte i habitur.

“Për ty disa nga gjërat që kanë ndodhur mund të duken të pabesueshme, por për mua ishte sikur nuk kishte ndodhur ndonjë gjë speciale. Ishte pjesë e jetës asokohe”, shtoi sulmuesi bullgar.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top