Ish-lojtari i Tiranës ndërroi jetë pas kolapsit gjatë ndeshjes, mbrojtësi i klubit serb: U ankua për peshkun

Ish-lojtari i Tiranës ndërroi jetë pas kolapsit gjatë ndeshjes, mbrojtësi i klubit serb: U ankua për peshkun

Nov 6, 2025 | 11:04






























Ndarja nga jeta e Mladen Zhizhoviç tronditi botën e futbollit. Ish-lojtari i Tiranës pësoi kolaps në fushë, ndërsa Radnicki po përballej me Mladostin në Superligën serbe.

lojtari i tiranes

Futbollisti i lindur në Bosnjë, Mehmed Cosiç, ka folur për ndarjen nga jeta të Zhizhoviç.

“Nuk fjeta dot deri rreth orës 3:30 të mëngjesit. Nuk kam fjalë, jemi të tronditur. Po e rikthej filmin në kokë. Ai po më jepte udhëzime, u kthye, dhe në një moment pashë që po fliste me gjyqtarin pranë stolit.

Pastaj u drejtua nga stoli ynë, u kthye nga të tjerët dhe tha: ‘Nuk ndihem mirë, nuk ndihem mirë’. Ra pëtokë, pjesën tjetër e patë vetë.

Në videon që qarkullon në rrjetet sociale, dëgjohen edhe britma. Thonë se ishte ankuar për peshkun, kishte thënë se nuk do ta hante më. Këtë po thoshte. Nuk kishte pasur asnjë problem gjatë nxehjes, loja filloi, gjithçka ishte në rregull”, u shpreh 28-vjeçari.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top