TIRANË- Ish-kryeministri Fatos Nano ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore. Burime bëjnë me dije se ish-kryeministri ndodhet i shtruar në një spital privat në Tiranë, prej 12 ditësh, për shkak të problemeve shëndetësore. Nano është shtruar në reanimacion që prej 8 tetorit, ndërsa prej kohësh vuante nga probleme me mushkëritë.
Në një njoftim zyrtar, spitali njofton se ai ndodhet i hospitalizuar prej disa ditësh dhe në aktualisht në gjendje shumë të rëndë shëndetësore, pas një arresti kardiorespirator.
“Pacienti ka disa dite i hospitalizuar, në gjendje të rëndë pas një arresti kardiorespirator. Aktualisht pacienti konsiderohet ne gjendje shume te rende ,me prognoze te rezervuar!”, njofton spitali.
Kjo nuk është hera e parë që ish-kryeministri është shtruar në spital, pasi thuajse dy vit më parë, ai kaloi disa javë i intubuar për shkak të një komplikacioni që kaloi në mushkëri. Gjendja e tij asokohe ishte e rëndë, por me kujdesin e mjekëve, e kaloi periudhën e vështirë.
Fatos Nano, 73-vjeç, është një prej ish-kryeministrave të Shqipërisë dhe themeluesi dhe kreu i parë i Partisë Socialiste të Shqipërisë./ZËRI



