Ish-deputetja e PD-së u emërua drejtoreshë e Spitalit në Elbasan, Berisha: Shkelmoi besimin e qytetarëve


Ish-deputetja e PD-së u emërua drejtoreshë e Spitalit në

zheni gjergji-sali berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar emërimin e ish-deputetes së PD-së, Zheni Gjergji, në krye të Spitalit Rajonal të Elbasanit. Një lëvizje që habiti jo pak shqiptarët, të cilën Berisha e cilëson si tradhti ndaj qytetarëve demokratë. Sipas Berishës, ish-deputetja ka kaluar në partinë e krimit, duke shkelmuar besimin e atyre që i dhanë votën. Berisha thekson se çdo individ që shkelmon mbi këtë besim, është automatikisht i përjashtuar nga kjo forcë politike. 

“Nuk është kjo një raport i këtyre individëve me Sali Berishën, por me ata që i kanë votuar e mbështetur. Një gjë mund të them se për Berishën të gjithë ata që shkelmojnë mbi atë besim dhe mbështetje janë automatikisht jashtë kësaj force politike sepse 99.9% të atyre që i kanë mbështetur ndërkohë janë të papunë në kushtë të vështira por nuk ikën. U kanë shërbyer këtyre shumë pak, 3-4 veta gjithsej kështu që bëjnë një vendim, kalojnë në partinë e krimit, të saj që i përkasin dhe vetëm kaq. Ky është komenti jo vetëm për atë por për të gjithë ata, 3-4 janë gjithsej në Shqipëri mund të ketë edhe më shumë.”, tha Berisha.

Ish-deputetja e PD-së Zheni Gjergji njoftoi dje se kishte pranuar emërimin si drejtoreshë e Spitalit Rajonal ‘Dr. Xhaferr Kongoli’ në Elbasan. Në njoftimin e saj, Gjergji theksoi se nuk ishte një zgjedhje e lehtë politike, por një vendim thellësisht profesional./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top