TIRANË-Teksa Partia Demokratike kërkon shkarkimin e Presidentit Bajram Begaj për shkelje të Kushtetutës, një ish-deputet demokrat ka nsiur punë si këshilltar i Begajt. Bëhet fjalë për Ferdinand Xhaferraj, i cili nuk pranoi të merrte pjesë në primare për të këndiduar në zgjedhjet e 11 Majit, pasi nuk ishte dakort me qendrimin e Berishës në krye të Partisë Demokratike. Emërimi i Xhaferrajt vjen pas përfundimit të mandatit të tij parlamentar.
Në karrierën e tij politike, Xhaferaj ka qenë deputet i Partisë Demokratike për pesë legjislatura dhe ka mbajtur funksione të rëndësishme parlamentare, ndër to: kryetar i delegacionit shqiptar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s (1996–1997), bashkëkryetar i Komisionit për Integrimin në NATO (2007–2009), zëvendëskryetar i Komisionit për Integrim Europian (2005–2009), anëtar i delegacionit shqiptar në Parlamentin Europian (2005–2009), si dhe zëvendëskryetar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare (2021–2025).
Gjatë viteve 2009–2011, ai ka shërbyer si Minister i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, periudhë në të cilën u njoh për kontributin e tij në promovimin e turizmit dhe trashëgimisë kulturore shqiptare.



