Interi, rinovimi i skuadrës mbetet prioritet absolut/ Marota kërkon të…

Interi, rinovimi i skuadrës mbetet prioritet absolut/ Marota kërkon të…

Nov 14, 2025 | 22:38






























Xhovane Santana do Nascimento, ose më thjesht Xhovane. Pastaj Zhoe Ordonez dhe pa harruar Aleksandar Stankovië, “djali i artë”. Tre emra, tre histori të ndryshme, por me një pikë takimi: Interin. I pari, sulmues brazilian 21- vjeçar, i dyti mbrojtës ekuadorian po aq i ri, ndërsa i treti, mesfushor serb 20 vjeç, tashmë i lidhur me zikaltrit nëpërmjet një “të drejte blerjeje” të vendosur këtë verë me Klab Bryzh.

INTERR

Të rinj, premtues dhe të përshtatshëm për një projekt rinovimi që në Milano ka marrë hov që nga sesioni i fundit i merkatos. Interi kërkon energji të reja, por edhe lëviz me kujdes, sepse konkurrenca për talentet e ardhshme është e ashpër dhe kërkon shpejtësi, vëzhgim e vizion afatgjatë. Xhovane e bëri të ndjejë emrin e tij në Serie A pikërisht kundër Interit, në ndeshjen mes Veronas dhe zikaltërve në “Bentegodi”, kur shënoi golin e parë në elitën italiane.

Një sfidë që përfundoi në favor të zikaltërve falë një autogoli në shtesë, por që i dha mundësi brazilianit të tregonte cilësitë e tij. Sulmuesi, që për disa kujton stilin e Ademola Lukman, mori komplimente të hapura nga Kristian Kivu, i cili pas ndeshjes nuk fshehu admirimin për të. Klubi e ka futur nën vëzhgim të ngushtë, dhe vlera e tij në treg llogaritet rreth 25 milionë euro, në përputhje me politikën e re të pronësisë zikaltër.

Për Joel Ordoñez, 21 vjeç, historitë e merkatos kanë nisur më herët. Në Milano mendojnë për një revolucion në mbrojtje: Françesko Açerbi dhe Stefan de Vrij pritet të largohen në fund të sezonit, dhe ekuadoriani shihet si profili ideal për ta zëvendësuar. Me trup, teknikë dhe personalitet, ai është bërë shtyllë Bryzh, duke shkëlqyer edhe në Champions League nën sytë e skautëve të Interit. Kartoni i tij nuk vlen më pak se 25 milionë euro dhe çmimi i tij është në ngjitje të vazhdueshme.

E njëjta vlen për Aleksandar Stankoviç, që Interi mund ta rikthejë në Milano verën e ardhshme duke paguar 23 milionë euro, ose 25 nëse klauzola shfrytëzohet më vonë. Djali i artë zikaltër po tërheq sërish interesin e Premier Ligë-s, veçanërisht të Totenham dhe Njukasëll, por lidhja me “klubin mëmë” nuk është shkëputur kurrë.

Në verë, Interi dhe Klab Bryzh pritet të ulen në tryezë, për të diskutuar jo vetëm për Stankoviçin, por edhe për Ordonezin – një paketë e mundshme që mund të sigurojë të ardhmen e mbrojtjes zikaltër. Një betejë që duhet fituar para se ta bëjnë të tjerët, sepse e ardhmja, për Interin, është gjithnjë më shumë… zikaltër.

PANORAMASPORT.COM.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top