Interi kërkon të thyejë tabunë, 5 derbi pa fitore! Suksesi i fundit ndaj Milanit, ai i “yllit 2” më 22 prill 2024

Interi kërkon të thyejë tabunë, 5 derbi pa fitore! Suksesi i fundit ndaj Milanit, ai i “yllit 2” më 22 prill 2024

Nov 20, 2025 | 16:18






























Që nga 22 prilli 2024, dita e titullit historik ndaj Milanit, Interi është përballur me një seri ndeshjesh të mëdha pa fitore. Derbi i sotëm sjell me vete një peshë psikologjike që nuk mund të shmanget.ac-milan-v-fc-internazionale-serie-a-tim-scudettoKivu e di se kjo është mundësia e artë për të hequr barren njëvjeçare. Pas asaj dite triumfi, rezultatet në ndeshjet e mëdha ranë ndjeshëm. Interi ka luajtur pesë derbi me Milanin pa fituar asnjërin. Bilanci total në sfidat me Milanin, Juven dhe Napolin është negativ. Gjashtë humbje, pesë barazime dhe zero fitore në trembëdhjetë ndeshje. Në këtë seri janë pësuar 24 gola dhe janë shënuar vetëm 15.

Në derbin me Milanin, humbjet e shtatorit dhe janarit lanë gjurmë të thella. Finalja e Superkupës u humb mes dramës dhe rikthimit të Milanit.Interi udhëhiqte 2-0, por brenda 30 minutash lojë, kuqezinjtë e drejtuar në atë kohë nga portugezi Coincecao ia dolën të përmbysnin shifrat dhe ngritur lart trofeun e Superkupës. Barazimi i shkurtit, megjithëse pozitiv, nuk zhduku dyshimet. Edhe përplasjet e kupës sollën zhgënjim të thellë dhe një 3-0 të rëndë. Ndaj Juventusit situata nuk ka qenë më e mirë. Interi ka marrë vetëm një barazim dhe dy humbje.

Ndeshja 4-4 e tetorit u kujtua si shembull i momenteve të errëta të ekipit. Humbja e shtatorit, me gol të vonë të Adziç, solli polemika të ashpra. Edhe Napoli është kthyer në një kundërshtar problematik. Barazimet e sezonit të kaluar rezultuan vendimtare në garën për titull. Humbja 3-1 dhe polemikat që pasuan e rënduan edhe më shumë klimën. Barazimi i nëntorit, me shtyllën e Çalhanoglu, la një shije të hidhur. Edhe barazimi i marsit, me gol të vonë të Billing, u konsiderua fatal. Në këtë panoramë, Kivu ka sot sfidën më të rëndësishme. Derbi nuk është vetëm një ndeshje: është një provim karakteri. Interi kërkon të nisë një cikël të ri pas një viti të komplikuar.

Skuadra ka nevojë të tregojë se mund të reagojë në ndeshjet e mëdha. Fitorja do të thoshte fund i tabusë që ndjek ekipin nga prilli i kaluar. Kivu e sheh derbin si momentin që mund të ndryshojë kursin e sezonit. Atmosfera në klub është e ngarkuar, por edhe e vendosur. Lojtarët janë të vetëdijshëm për rëndësinë e sfidës. Tifozët presin një sinjal të qartë nga Interi i ri. 22 prilli ishte dita e lavdisë: sot kërkohet dita e rilindjes.

IGLI ÇUTRA-PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top