Interi i shqetësuar për kyçin e Dumfris, Karlos Augusto i gatshëm për derbin

Interi i shqetësuar për kyçin e Dumfris, Karlos Augusto i gatshëm për derbin

Nov 19, 2025 | 17:38






























 Interi përgatitet për derbin e madh kundër Milanit me një shqetësim të madh: gjendja e kyçit të Denzel Dumfris.

dumfris

Holandezi ende nuk është shëruar plotësisht dhe pjesëmarrja e tij mbetet e pasigurt. Trajneri Kivu nuk do të rrezikojë shëndetin e tij, duke pasur parasysh edhe ndeshjen e rëndësishme të Champions League kundër Atletiko Madridit. Në mungesë të Dumfris, Inter ka tre opsione: Karlos Augusto, Luis Henrike dhe Darmian.

Favoriti është braziliani Karlos Augusto, i cili ka luajtur më parë në vend të Dumfris dhe mund të mbulojë të dy krahët e mbrojtjes. Luis Henrike nuk ka bindur ende dhe Darmian, pavarësisht rikuperimit nga dëmtimi, nuk ka energji për të startuar nga minuta e parë.

Vendimi përfundimtar do të merret ditë pas dite, ndërsa Inter përpiqet të gjejë ekuilibrin midis derbit dhe sfidave të Champions League. Një zgjidhje e kujdesshme mund të jetë çelësi për një paraqitje të sigurt dhe fitore të rëndësishme në këto ndeshje kyçe.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top