BRUKSEL- Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian Marta Kos e pyetur në forumin e ‘Politico’ oli për rastet e korrupsionit në Shqipëri dhe reagimin e Qeverisë. Kos u shpreh se Brukseli po e monitoron situatën ndaj luftës për korrupsionin.
Gjatë fjalës së saj, Kos e cilësoi si të mirë punën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ndërsa, shtoi se rëndësi kanë edhe reagimet që vijnë gjatë hetimeve janë të rëndësishme dhe se po monitorohen. Komisionerja u shpreh se lufta kundër korrupsionit është e ndërlikuar pasi duhet të punohet edhe për ndryshimin e qasjes ndaj fenomenit dhe jo vetëm rregullimit të ligjit.
“Ka edhe disa raste, dhe ju keni përmendur rastin e Ballukut të cilin po e monitorojmë me shumë kujdes. Ju e dini, SPAK-u, agjencia e antikorrupsionit në Shqipëri po bën një punë të shkëlqyer, dhe është në njëfarë mënyrë normale që ata të zbulojnë raste. E rëndësishmja është të shihet që nëse këto çështje ekzistojnë, cilat janë reagimet, dhe këtë ne gjithashtu po e monitorojmë. Një tjetër çështje me antikorrupsionin e cila është tipike do të thoja për të gjithë vendet kandidate, është se mund të kesh legjislacionin më të mirë për të luftuar korrupsionin, por nëse korrupsioni pranohet në atë vend, atëherë juve keni një problem tjetër.
Kështu që të gjitha këto vende po kalojnë nëpër procesin e ndryshimit të mendësisë në raport me korrupsionin dhe kjo kërkon kohë”, tha Kos./ZËRI



