Imuniteti i Ballukut-Këshilli i Mandateve mblidhet më 23 shkurt! A do i hapet rruga ndryshimit të ligjit?


Imuniteti i Ballukut-Këshilli i Mandateve mblidhet më 23 shkurt! A do

Belinda Balluku

TIRANË-Këshilli i Mandateve do të mblidhet më datë 23 shkurt ora 10:00, për të shqyrtuar imunitetin e Belinda Ballukut, pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, SPAK. 

Mbledhja vjen pasi në 6 shkurt Gjykata Kushtetuese nuk konsideroi faktin që një ministër ka imunitet njësoj si deputeti dhe nuk mund të pezullohet. Në unanim 8 gjyqtarët u shprehën se ministri nuk hyn në kategorinë e personave të zgjedhur, siç janë deputetët dhe imuniteti i ministrit nuk përfshin pezullimin.

Nga ana tjetër Komisioni Evropian në një prononcim të fundit, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, u shpreh se Kuvendi duhet të adresojë pa vonesë kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit të zv.Kryeministres, Belinda Balluku. 

Ndërkohë me zhvillimet e fundit sot pas prezantimit të ndërhyrjeve në nenin 242, Rama theksoi se mandati i Belinda Ballukut do të trajtohet me përgjegjësi nga shumica qeverisëse. Pasi Kuvendi të jetë shprehur për heqjen e imunitetit të zv.kryeministres Belinda Balluku, do të votohen edhe ndryshimet ku në pikën për mos lejimin e pezullimit do të shtohen edhe Presidenti, Kryeministri, zv.kryeministri, ministrat, Avokati i Popullit, Kreu i KLSH-së dhe anëtarët e Gjykatës Kushtetuese./ZËRI

 

Poll



Source link

Scroll to Top