“Imuniteti i Ballukut duhet të hiqet”! Bardhi-Peleshit: Kërko falje që shkele Kushtetutën me qëndrimin për padinë e Ramës


"Imuniteti i Ballukut duhet të hiqet"! Bardhi-Peleshit:

niko peleshi-gazment bardhi

TIRANË- Seanca e sotme plenare është shoqëruar me debate mes palëve, ndërsa opozita e zhvendosi sërish vëmendjen te çështja e Belinda Ballukut. Kreu i grupit parlamentar të opozitës, Gazment Bardhi, akuzoi kryeparlamentarin Niko Peleshi për shkelje të Kushtetutës, duke kërkuar që ai të kërkojë ndjesë për qëndrimin e Kuvendit në çështjen e padisë ndaj kryeministrit për imunitetin e ministres Balluku.

Sipas Bardhit, imunitetit të Ballukut tashmë i është dhënë përgjigjia nga Gjykata Kushtetuese, duke evidentuar se ‘imuniteti nuk është privilegj ndaj deputetit të veçantë’.

Gazment Bardhi: Sa kohë në sallë nuk është as propozuesi i këtij projektligji dhe as ministri i Arsimit, unë do e shfrytëzojë këtë kohë për t’ju ribërë edhe njëherë thirrje për të kërkuar ndjesë zoti kryetar i Kuvendit, për shkeljen e Kushtetutës. Sot po ju sjell një rast të dytë, duke nënvijëzuar edhe distancimin e plotë të opozitës në Parlament, nga qëndrimi që Kuvendi mbajti në mënyrë antikushtetuese në padinë që kryeministri depozitoi si zyrë avokatie e Ballukut në Kushtetuese.

Qëndrimi i Kuvendit, i padiskutuar në asnjë organ të Kuvendit, unë nuk e di kush e ma miratuar këtë qëndrim të Kuvendit, ka mbajtur një qëndrim që është rrëzuar njëzëri 8 me 0 nga Gjykata Kushtetuese. Dhe qëndrimi juaj zoti kryetar se pezullimi i ministrave është pjesë e imunitetit kushtetues të ministrit, nëse nuk e keni marrë vesh është rrëzuar si qëndrim antikushtetues. Kjo është shkelja e dytë që ne ju evidentojmë sot. Ju zoti Peleshi duhet të gjeni kurajon të kërkoni ndjesë.

Nxirreni Ulsiun nga biblioteka, sepse i ka dhënë përgjigje çështjes së dytë që ka të bëjë me heqjen e imunitetit të Ballukut. I ka dhënë përgjigje në mënyrë shteruese. Ka përcaktuar që imuniteti nuk është privilegj ndaj deputetit të veçantë, prandaj nuk është privilegj i Ballukut. Ulsiu ka lexuar kot, po lodhet por nuk ka gjetur një argument për atë qëndrim pa qëndrim”, tha Bardhi.

Në përgjigje të akuzave, Peleshi u shpreh se Kuvendi ishte thirrur si institucion për të dhënë mendimin teknik ligjor dhe se ai nuk kishte asnjë lidhje me përgatitjen e qëndrimit. Ai theksoi se ekspertët teknikë nuk ishin konsultuar me të për të marrë mendim. 

Niko Peleshi: Kur Kuvendi thirret si palë në një çështje në gjykatë, nuk ftohet seanca, por institucioni. Seanca nuk jep mendime, merr vendime. Ne, Kuvendi u ftua në atë çështje si një palë për të dhënë mendimin teknik ligjor. Madje as me mua nuk kanë pasur ekspertët teknikë të Kuvendit ndonjë konsultë, se çfarë qëndrimi duhej mbajtur. Unë nuk do ia lejoja vetes që t’i jepja një orientim politik sesi përfaqësohet teknikisht Kuvendi. Ndërsa të konsultohet seanca për qëndrimin që duhet të mbajë në një çështje, unë këtë nuk e kam dëgjuar ndonjësherë.

Poll



Source link

Scroll to Top