Igli Tare i qartë për kërkesat e Alegrit, një objektiv i konfirmuar dhe dy nevoja në janar te Milani

Igli Tare i qartë për kërkesat e Alegrit, një objektiv i konfirmuar dhe dy nevoja në janar te Milani

Oct 30, 2025 | 10:23






























Igli Tare filloi një projekt të ri te Milani, që synon t’i rikthejë lavdinë kuqezinjtë. Hapi i tij i parë ishte që bindi trajnerin Masimiliano Alegri për t’u vendosur në krye të skuadrës.

alegri tare

Tashmë që kanë kaluar nëntë javë kampionat, bie në sy se ka boshllëqe në pankinë. Për shkak të dëmtimeve, Alegri nuk ka alternativa të shumta.

Diçka që ka rënë në sy, sidomos në dy takimet e fundit. Igli Tare do të punojë në merkaton e janarit për të përforcuar skuadrën, që shfaq nevoja në sulm. Milani ka nevojë për anësor, si edhe qendërsulmues në mungesë të një bomberi.

Deri tani është vetëm një objektiv i konfirmuar, dhe bëhet fjalë për qendrën e mbrojtjes. Joe Gomez është në radarin e kuqezinjve, ndërsa në mungesë të hapësirave te Liverpuli mund të lëvizë pas plot 10 vitesh.

28-vjeçari preferohet nga Alegri. Mbetet për t’u parë si do veprojë Tare, që është përpara kontratës së mbrojtësit deri në verën e vitit 2027.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top