IFAB thotë fjalën e tij! Ndryshime rrënjësore në botën e futbollit, cilat pritet të jenë risitë për sezonin e ardhshëm

IFAB thotë fjalën e tij! Ndryshime rrënjësore në botën e futbollit, cilat pritet të jenë risitë për sezonin e ardhshëm

Oct 29, 2025 | 11:30






























IFAB, që përcakton dhe miraton rregullat zyrtare të futbollit, ka diskutuar dje ndryshimet që mund të vijnë për edicionin 2026/27. Në mbledhjen virtuale është përshëndetur dhe u raportuan sinjale pozitive për rregullat që lejojnë vetëm kapitenët të komunikojnë me gjyqtarin kryesor, si edhe portieri i cili nuk lejohet ta mbajë topin në dorë më tepër se 8 sekonda.

Screenshot 2025-10-29 110718

Më pas janë diskutuar ndryshimet që mund të sjellin sërish impakt pozitiv. Bëhet fjalë për disa disa prej tyre që janë në rend, për t’u diskutuar. Një prej tyre është prekja e dyfishtë aksidentale gjatë penalltisë.

IFAB mendon se rregulli i 8 sekondave, të shërbejë si shembull për momente të tjera ku vonohet loja. Për të pasur sa më tepër lojë efektive, për të mos humbur ritmin, parimi i numërimit mund të zbatohet në të ardhmen te rivëniet anësore, si edhe nisjet e topit nga rivënia fundore.

VAR ndërkohë pritet që të ndërhyjë, kur gabimisht jepet një karton i dytë i verdhë. Duke parë rastet ku ndikimi nuk ka munguar, atëherë mund të ketë përmirësim. Çështja e pozicionit jashtë loje ndërkohë duhet analizuar.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top